Flash

Përdhunimi i 11-vjeçares në Prishtinë, qytetarët protestojnë edhe në Tiranë: Stop heshtjes!

Lapsi.al 31 August 2022
Përdhunimi i 11-vjeçares në Prishtinë, qytetarët

Dhjetëra qytetarë kanë dalë të protestojnë në Tiranë pas ngjarjes së rëndë të përdhunimit të një11-vjeçareje nga pesë persona në Prishtinë.

Protesta sensibilizuese po mbahet në Sheshin “Nënë Tereza”, ndërsa të pranishëm janë edhe VIPA si Fifi, Afërdita Dreshaj, Beatrix Ramosaj, Monika Lubonja apo Evi Reçi.

Me thirrjet “Unë bërtita joooo” dhe me banderolën me po të njëjtat fjalë, ata po protestojnë në mënyrë paqësore. Disa prej personave të njohur kanë shprehur opinionet e tyre në lidhje me ngjarjen e rëndë.

Protestuesit kanë kërkuar që abuzuesit të dënohen maksimalisht dhe të ketë reagim nga organet. Ata kërkojnë që të jetojnë të sigurt në vendin e tyre, pa u ndjerë të rrezikuar në asnjë moment.

“Unë jam fëmijë, pizhamet e mia nuk janë seksi”.

“Dua të dal në park pa frikë”, shkruhet në disa prej pankartave të mbajtura nga qytetarët.

“Si thuhet n shqip jo dmth jo”, ishte pankarta e mbajtur nga artistja Beatrix Ramiosaj, shprehje e bërë virale nga ajo në rrjete sociale.

Të këshilluara

Të shtëna me armë në Malësinë e Madhe

Më datë 31.08.2022, në orët e para të mëngjesit, në lagjen “Peraj”, në fshatin Bajzë, Malësi e Madhe, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të murit rrethues ...

16:10

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI