Flash

Reciprociteti për dokumentet/ Situatë e qetë në veri të Kosovës pak orë para zbatimit të marrëveshjes

Lapsi.al 31 August 2022
Reciprociteti për dokumentet/ Situatë e qetë në veri të

Situata e përgjithshme në veri të Kosovës pak orë para zbatimit të marrëveshjes për letërnjoftimet paraqitet e qetë.

Rrugës nga Mitrovica për në Jarinje në disa vende janë të pozicionuar pjesëtarë të KFOR-it, ndërsa vërehet herë pas here edhe një helikopter i tyre duke vëzhguar situatën nga ajri. Në kufi ka pak automjete duke qarkulluar nga të dyja anët dhe nuk pritet më shumë se pesë minuta, sipas Kosovapress.

Ajo që vlen të theksohet është se në kontejnerët nga pala serbe janë vendosur njoftime në gjuhën angleze dhe serbe në të cilat njoftohen qytetarët se pranimi i letërnjoftimeve të Kosovës që do të aplikohet nga mesnata nuk nënkupton pranimin e pavarësisë së Kosovës, por do të ndodhë për shkak të mundësisë së lëvizjes së lirë të qytetarëve.

Situatë e qetë dhe pa probleme është edhe në drejtim të kufirit të Bërnjakut.

Të këshilluara

Të shtëna me armë në Malësinë e Madhe

Më datë 31.08.2022, në orët e para të mëngjesit, në lagjen “Peraj”, në fshatin Bajzë, Malësi e Madhe, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të murit rrethues ...

16:10

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI