Flash

Rrokada absurde/ Rama gradon Ardi Veliun në krye të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore

Lapsi.al 31 August 2022
Rrokada absurde/ Rama gradon Ardi Veliun në krye të Agjencisë

Shkarkimi i sotëm i Ardi Veliut nga posti i zv.ministrit të Infrastrukturës nuk ishte për performancë të keqe të tij. Që ai është një shërbëtor i devotshëm i Rilindjes dhe Edi Ramës i ka dhënë provat në vitet kur drejtonte Policinë e Shtetit. Por vendimi i sotëm lidhet me një emërim tjetër të mundshëm të tij.

Siç mëson Lapsi.al nga një burim pranë qeverisë, Ardi Veliu është kandidati i mundshëm për drejtor të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore apo ish SHÇBA, institucion që aktualisht drejtohet nga Muhamet Rrumbullaku. Ky i fundit pritet të emërohet drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit në ditët e ardhshme.

Nëse këto lëvizje do të zyrtarizohen, kjo ka për të qenë me siguri një nga rrokadat më absurde në radhët e Policisë së Shtetit që fakton çfarë Lapsi.al ka raportuar vazhdimisht se asgjë e madhe nuk pritet, thjesht Policia e Shtetit do të vijojë të jetë nje organizatë në shërbim të partisë-shtet dhe personalisht të Edi Ramës.

Më parë Ardi Veliu ishte drejtor i Policisë së Shtetit ndërsa Muhamet Rrumbullaku “polic” i Policisë së Shtetit përmes AMP (ish SHÇBA). Tani thjesht pritet të ndryshojnë pozicionet. Ardi Veliu do të jetë “polic” i Policisë së Shtetit që do të drejtohet nga Muhamet Rrumbullaku. Kandilin që ia fikën Ardi Veliut 10 muaj më parë, pritet t’ia ndezin sërish me emërimin në krye të institucionit që monitoron punën e Policisë së Shtetit. Për këto dhe jo vetëm, shkarkimi i sotëm i Gledis Nanos nuk pritet të sjellë asgjë të re, thjesht i shërbeu Edi Ramës dhe Bledi Çuçit për të shkarkuar peshën e rëndë të ngjarjeve kriminale që kanë tronditur vendin muaj pas muaji. Kaq gjë, s’do shumë mend ta kuptosh. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI