Flash

Tjetër lëvizje, Rama rikthen "kamikazen" e tij në krye të IKMT

Lapsi.al 31 August 2022
Tjetër lëvizje, Rama rikthen "kamikazen" e tij në krye

Sikundër e tha Belinda Balluku në përfundim të mbledhjes së qeverisë se zv.ministrat që po shkarkohen pritet të emërohen në detyra të tjera, kështu po ndodh. Ndërkohë që Ardi Veliu pritet të emërohet si drejtor i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Dallëndyshe Bici la postin e zv.ministres së Mbrotjes për t’u emëruar si drejtuese e Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit. Në fakt është një rikthim i Bicit në po të njëjtin institucion ku ajo ka qenë më parë.

E njohur gjerësisht si një “kamikaze” e Edi Ramës, Bici ka shembur sa e sa objekte në të gjithë vendin shpesh duke shpërfillur edhe vendime gjykatash apo dokumente të tjera pronësore. Sidomos në zonën e bregdetit shumë operacione mbajnë “vulën” e saj. Sigurisht me urdhrat direkte në WhatsApp të Edi Ramës. Ajo pason Ajet Zyberin, ish-drejtorin i cili është në këtë detyrë dicka më tepër se rreth një vit kur ishte larguar në fakt Bici.

Por me sa duket ai s’ka qenë në lartësinë e devotshmërisë që kërkon Edi Rama për pozicione të tilla prandaj edhe po largohet. Të gjitha ndryshimet që kemi raportuar sot tregojnë në fakt të gjithë filozofinë e Rilindjes: Shpërblehet vetëm ai që i shërben me devotshmëri Edi Ramës dhe tarafit të tij. Ofiqet publike janë vetëm për një grusht njerëzish që i binden verbërisht partisë-shtet. Kush i bindet ligjit, nuk ka vend në radhët e shtetit. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI