Flash

Vrasja e dyfishtë në Tiranë, viktima kërkoi borxhin 17 mln nga vëllai

Lapsi.al 31 August 2022
Vrasja e dyfishtë në Tiranë, viktima kërkoi borxhin 17 mln

Bashkëshortët Dritan e Nora Muskurti vetëm katër ditë përpara se të qëlloheshin për vdekje në ambientet e agjencisë turistike në pronësi të tyre, kishin trokitur në derën e gjykatës duke kërkuar urdhër mbrojtje nga i afërmi i tyre, Arsen Muskurtui, i cili dyshohet si autor i krimit të rëndë.

Sipas raportimit nga News 24, Dritan Muskurti 44 vjeç, kërkoi urdhër te menjëhershëm mbrojtje, me datë 26 gusht, duke pretenduar se vëllai i tij, Arseni ishte bërë shqetësim për të e familjen.

Gjyqtarja Majlinda Dogga kishte caktuar datën 6 shtator për të shqyrtuar pretendimet e dy vëllezërve, por tashmë kërkesa do të pushohet, përderisa 44-vjeçari Muskurti baba i 3 fëmijëve u ekzekutua bashkë me gruan e tij Nora nga i vëllai. News 24 mëson gjithashtu se dy vëllezërit po përballeshin në gjykatën e Tiranës edhe në një tjetër proces civil.

Në 2021, Dritan Muskurti iu drejtua gjykatës së Tiranë me një padi civile përmes së cilës kërkonte që vëllai, Arseni që njihet edhe me emrin Hamza t’i kthente një shumë prej më shumë se 17 milionë lekësh,

Babai i 3 fëmijëve kërkonte që vëllai t’i paguante edhe interesat mbi këtë shumë nga tetori i 2018 deri në zgjidhjen e çështjes.

Padia po shqyrtohej nga gjyqtarja Antonela Prendi. Policia ka dyshime se ky proces ka agravuar me tej marrëdhëniet mes dy vëllezërve, të cilët fillimisht e kishin sëbashku biznesin e agjencisë turistike.

Arsen Muskurti 38 vjeç, babai i shtatë fëmijëve nga tri gra të ndryshme, u arrestua në rrugën ‘5 Maji’ fill pas krimit të rëndë në rrugën Islam Alla ku qëlloi për vdekje me pistoletë vëllain dhe kunatën. Policia gjeti më pas edhe armën e krimit të hedhur në një kosh mbeturinash. Hetuesit janë duke shqyrtuar me kujdes dhe statuset që autori i dyshuar Arsen Muskurti kishte hedhur në rrjetin e tij social FB, drejtuar familjarëve.

Në datën 13 gusht ai shkruan ne llogarinë e tij në Facebook se vëllai i tij Dritani është i mallkuar nga nëna me shpirt, duke paralajmëruar në një farë mënyrë tragjedinë. Populli thotë: Ai që mundohet të hedh vëllain në gropë bie vetë në gropë.

Të këshilluara

Të shtëna me armë në Malësinë e Madhe

Më datë 31.08.2022, në orët e para të mëngjesit, në lagjen “Peraj”, në fshatin Bajzë, Malësi e Madhe, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të murit rrethues ...

16:10

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI