Flash

Zelensky: Rusia po bombardon rrugët drejt centralit bërthamor

Lapsi.al 31 August 2022
Zelensky: Rusia po bombardon rrugët drejt centralit bërthamor

Ukraina ka akuzuar Rusinë për bombardimet e qëllimshme të rrugëve drejt centralit bërthamor, duke e bërë më të vështirë për inspektorët e IAEA-së vizitën e termocentralit bërthamor Zaporizhzhia në jug të vendit, shkruan The Guardian.

Një këshilltar kryesor i presidentit të Ukrainës, Mykhailo Podolyak, tha se Rusia po përpiqej ta detyronte misionin nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA), të kalonte përmes Krimesë dhe pjesëve të rajoneve të Luhanskut dhe Donjeckut të pushtuara përkohësisht nga forcat e Moskës.

“Rusia po përpiqet të ndërpresë vizitën e misionit të IAEA-së në termocentralin bërthamor duke simuluar operacione luftarake në Energodar dhe duke bombarduar zonën pranë termocentralit bërthamor”, tha ai.

Pushtuesit nuk e kanë braktisur impiantin, po vazhdojnë bombardimet dhe nuk po tërheqin armët dhe municionet nga vendi. Ata po frikësojnë personelin tonë. Rreziku i një katastrofe bërthamore për shkak të veprimeve ruse nuk po zvogëlohet as për një orë”, shtoi ai.

“Një çmilitarizimi i menjëhershëm dhe total në Zaporizhzhia është i nevojshëm menjëherë.”

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI