Flash

Avril Lavigne nderohet me një yll në 'Walk of Fame'

Lapsi.al 1 September 2022
Avril Lavigne nderohet me një yll në 'Walk of Fame'

Avril Lavigne u nderua me një yll në Hollywood Walk of Fame në Los Angeles të mërkurën.

Avril ishte e pranishme në ceremoni me  të fejuarin e saj Mod Sun, frontmenin e Goldfinger John Feldmann dhe bashkëpunëtorin e saj , reperin Machine Gun.

Në fjalimin e saj, artistja falënderoi të gjithë të ftuarit për pjesëmarrjen dhe u shpreh se ishte lumtur për këtë nderim.

"Sot, më pëlqen të bëj muzikë më shumë se kurrë. Ndihem shumë e frymëzuar. Dhe shpresoj që cdo i ri që vjen një ditë në Hollywood, plot shpresa dhe ëndrra, ta shohë këtë yll dhe të mendojë vetë, 'O Zot, edhe emri im mund të jetë atje një ditë', tha ajo. "Sepse mundet... Çfarë 20 vitesh fantastike, dhe mezi pres 20-të vitet e  ardhshme."

Më pas, ajo kujtoi vizitën e saj të parë në Hollywood Walk of Fame kur ishte 16 vjeç. Lavigne gjithashtu u tregoi të pranishmëve një foto që  bëri përkrah yllit të Tom Cruise në atë kohë.

“Unë jam 16 vjeç dhe jam në udhëtimin tim të parë në Hollivud, dhe sigurisht, vizitova Walk of Fame në Hollywood, sepse është ikonë”, vazhdoi 37-vjeçarja. "Më kujtohet se i kam parë këta emra legjendar dhe kurrë nuk e imagjinoja se emri im do të ishte këtu.  Unë jam shumë mirënjohëse. Kjo është ndoshta një nga ditët më të bukura të jetës sime."/Lapsi.al

Të këshilluara

Luana Vjollca i bashkohet Marinës në TV Klan

Nga një motër, bëhen dy: këtë sezon, në ekranin e Tv Klan do të jetë çdo të premte, Luana Vjollca. Show që moderatorja dhe autorja po përgatit mban titullin “S’...

13:29

Cila është pendesa më e madhe e Madonnës

Madonna pranoi se është penduar për të dyja martesat e saj, por ka gjetur ngushëllim me një "obsesion" ndaj seksit. Kur u pyet në një video në YouTube të pos...

12:44

Shakira një mesazh të fshehtë për Pique

Shakira po kalon një kohë të vështirë; megjithatë, ajo gjithmonë gjen strehë tek fëmijët e saj dhe muzika për të vazhduar përpara. Në verë, sensacioni botëror p...

10:45

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI