Flash

BE: Valët e të nxehtit janë dyfishuar në 20 vitet e fundit, më e prekura Shqipëria

Lapsi.al 1 September 2022
BE: Valët e të nxehtit janë dyfishuar në 20 vitet e fundit,

Në një klimë më të ngrohtë, valët e të nxehtit po bëhen më të shpeshta, duke shkaktuar ndikime të rënda në shëndetin e njerëzve, kafshët e egra, zjarret dhe aktivitetet njerëzore si bujqësia dhe energjia. Një studim i fundit i Komisionit Europian vëren se, në Ballkanin Perëndimor valët e nxehta verore në dy dekadat e fundit u rritën me shpejtësi, por duket se Shqipëria është më e goditura. Studimi i Komisionit Europian vëren se madhësia e valëve ekstreme të të nxehtit, e përshkruar me indeksin e madhësisë së valës së nxehtësisë (HWMI) u rrit në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor, veçanërisht përgjatë brigjeve lindore të detit Adriatik.

Rritjet më të mëdha janë vërejtur në Shqipërinë veriore, në jug të Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Malit të Zi. Rritje të intensitetit të valëve të nxehta vërehet edhe në Serbinë Veriore, Kosovë dhe Republikën e Maqedonisë së Veriut. Studimi vë në dukje se përmasat e valëve ekstreme të të nxehtit në Ballkanin Perëndimor janë dyfishuar gjatë dy dekadave të fundit krahasuar me periudhën 1981-2000. Vala më e keqe e të nxehtit para vitit 2000, ndodhi në vitin 1987 me një indeks magnitudë rreth 12. Pas vitit 2000, kjo vlerë u tejkalua tashmë shtatë herë me magnitudë rekord të valëve të te nxehtit 50% më të mëdha se rekordi i vitit 1987.

Gjithashtu Komisioni Europian vë në dukje se situata e përgjithshme e cilësisë së ajrit në Ballkan është ende kritike dhe tendenca e ndotjes është në rritje, pavarësisht përpjekjeve lokale për të përmirësuar përqendrimet e PM10 dhe PM2.5. Për shkak të ndikimit të tij dominues në vdekshmëri, PM2.5 është ndotësi kryesor që duhet të reduktohet në Ballkan. Sektori i energjisë, në veçanti termocentralet me qymyr janë burimi kryesor i emetimeve të SO2 dhe CO2 dhe një burim i rëndësishëm i ndotësve të tjerë.

Ndotja ujore gjithashtu është në nivele të larta në Rajon. Gati 45% ujërave në nuk arritën të marrin statusin e mirë, ndërsa në vlerësimin ekologjik 54% nuk ​​morën dot një status të mirë vlerësoi studimi.

Degradimi i tokës është i përhapur në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe kjo është më e dukshme në Shqipëri për shkak të terrenit më të thyer dhe dëmtimit masiv të pyjeve. Komisioni Europian evidentoi se erozioni i tokës dhe degradimi i saj prej ndotjes së lartë janë efektet më të rrezikshme të ndikimit të klimës. Praktikat e paqëndrueshme të menaxhimit të tokës dhe shkaqet natyrore e degradimit të tokës në Ballkan kanë si ndikim kryesor ndryshimet klimatike që po demonstrohen nga rritja e valëve të të nxehtit dhe verës më të gjatë./MONITOR

Të këshilluara

12-vjeçarja shqiptare humb jetën në Itali

Një ngjarje tragjike është shënuar në provincën e L’Aquila, në Itali. Një vajzë 12-vjeçare, me origjinë shqiptare, humbi jetën pasi u godit nga drurët mbajtës t...

09:03

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI