Flash

Berisha paralajmëron: Protesta të gjata dhe të qëndrueshme

Lapsi.al 1 September 2022
Berisha paralajmëron: Protesta të gjata dhe të qëndrueshme

Kreu i PD Sali Berisha në mbledhjen me Kryesinë u shpreh se protestat janë forma më e mirë për demokracinë.

Berisha u shpreh se përgjigja popullore ndaj regjimit është rruga më jetike.

“Ne jemi në një moment të veçantë, sepse kjo është pritshmëria e shqiptarëve. Ne jemi të vendosur që të bëjmë gjithçka për t’u dalë zot interesave të shqiptarëve. Protesta e gjatë e qëndrueshme, shkatërrimtare për këtë regjim, është jetike dhe vendimtare për të ecur në rrugën e demokracisë. Zonja dhe zotërinj, anëtarë të Kryesisë së PD dhe anëtarë të kësaj, në këtë vend nuk zbatohet asnjë ligj. Institucionet janë në funksion të pushtetit të Ramës. Qytetarët janë të përjashtuar nga gjithçka. Nuk ekziston qytetar në Shqipëri, pasi ka vetëm interesa të kësaj qeverie. Atëherë përgjigja popullore ndaj tyre është rruga më jetike, më e domosdoshme. Është detyra jona që këtë mesazh ta përcjellim në çdo vatër, në çdo erë të shqiptarëve. Askush nuk mund ti diktojë shqiptarëve që të pranojnë se pushteti vjen nga votat e vjedhura. Ne ngrihemi kundër këtij regjimi, që ti rikthejmë shqiptarëve të drejtën e votës. Edi Rama duhet të marrë dënimin për dhunimin e votës.”, tha ai.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI