Flash

"Dhjetra njerëz numëronin paratë pas xhamave të blinduar", gazetari tregon çfarë zbuloi policia tek zyrat e Vis Martinajt

Lapsi.al 1 September 2022
"Dhjetra njerëz numëronin paratë pas xhamave të

Gazetari i kronikës, Ferdinand Dervishi ka treguar detaje të pa dala më parë mbi Ervis Martinajn dhe biznesin e tij të lojërave të fatit. Ai ka thënë se Martinaj ishte i dyshuar në vrasjen e Elvis Doçit i cili i shiti qindra makineta të lojërave të fatit pak ditë para se të niste operacioni policor për bllokimin e tyre.

Sipas Dervishajt, kur policia ushtroi kontroll te zyrat e kompanisë së Martinajt, aty u gjetën dhjetra punonjës, që pas xhamave të blinduar numëronin milionat e fituara nga lojërat e fatit.

Gazetari shprehet se në atë kohë, Policia zbuloi edhe dy bilance me një total prej rreth 1 milionë eurosh, që mund të ishte fitimi ditor nga ky aktivitet.

"Ai kontrollonte lojërat e fatit, në tetor të 2013-ës, në momentet kur u ndaluan lojërat e fatit në Shqipëri, ky akuzohet apo dyshohet se ka vrarë Elvis Doçin, një bashkëpunëtor të tij. I cili dyshohet se e dinte për operacionin e sekuestrimit të lojërave të fatit dhe i shiti një numër të madh makinetash.

Policia ka bërë kontroll te zyrtat, ishin me xhama të blinduar, brenda kishte një numër të madh njerëzish që kontrollonin paratë, zhurma ngjante si një makineri e madhe.

Aty janë gjetur dy bilance, 970 milionë lekë të vjetër, dhe dy miliardë lekë. Pra 1 milionë euro mund të ketë qenë fitimi në ditë. Pas mbylljes së lojërave të fatit, ata iu futën basteve sportive, dhe i kanë marrë shqiptarëve të njëjtën shumë. E kanë vazhduar dhe vazhdojnë këtë punë." tha Dervishaj në "Abc".

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI