Flash

PSG nis sulmin final për Skriniar: oferta e sheikëve rritet në 70 milionë euro

Lapsi.al 1 September 2022
PSG nis sulmin final për Skriniar: oferta e sheikëve rritet në 70

"S'ka problem, do e marrim sezonin e ardhshëm me parametër zero". Kjo ishte deklarata nervoze e presidentit të PSG, Al Khelaifi, në lidhje me cështjen Skriniar, kur Inter vazhdonte të luante me rritjen e cmimit të mbrojtësit. U duk në fakt sikur parisienët hoqën dorë përfundimisht nga negociatat për të transferuar në Parc des Princes sllovakun, por gjërat kanë ndryshuar në ditët e fundit të merkatos.

Në fakt, PSG është gati për sulmin e fundit për Milan Skriniar. Sipas RMC Sport, klubi parisien është gati të dërgojë një ofertë të re prej 70 milionë eurosh duke përfshirë bonuset. Optimizmi filtron nën Kullën Eifel, edhe pse Interi e konsideron sllovakun deri tani jo për shitje.

Sipas raporteve nga e përditshmja L’Equipe, parisienët fillimisht ishin të gatshëm të paguanin 60 milionë euro në tavolinë plus një lojtar si shkëmbim teknik, duke marrë refuzimin e Interit, por tani oferta është rritur, pavarësisht se 27-vjeçari do të shkojë në skadencë kontrate në qershor 2023.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI