Flash

Szczesny doli me barrelë, në lot, Allegri lehtësohet: asnjë frakturë, por kohët e rikuperimit të paqarta

Lapsi.al 1 September 2022
Szczesny doli me barrelë, në lot, Allegri lehtësohet: asnjë
Massimiliano Allegri e, bashkë me të, të gjithë tifozët e Juventusit, mund të marrin frymë të lehtësuar. Pasi pa Wojciech Szczesny të largohej nga fusha me barelë, në lot e dukshëm në dhimbje, gjatë ndeshjes kundër Spezias, u mendua më e keqja, aq sa u hipotezua madje edhe blerja e një portieri tjetër në ditën e fundit të merkatos, por testet të cilave portieri polak iu nënshtrua mëngjesin e sotëm në J|Medical përjashtuan frakturat apo ndrydhjet. “Si pasojë e traumës në kaviljen e djathtë, Szczesny mbrëmë iu nënshtrua ekzaminimeve radiologjike në J|Medical që përjashtuan frakturat dhe dëmtimet e rëndësishme të kapsulës së ligamentit. Disponueshmëria e tij do të vlerësohet sipas evoluimit të simptomave”, thuhet në deklaratën e klubit të Juventusit. Pas një dëmtimi muskulor dhe mungesës në dy javët e para të kampionatit me Sassuolon dhe Sampdorian, portieri polak duhet të qëndrojë edhe për pak kohë larg fushave.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI