Flash

Tirana-Vllaznia, beteja 'klasike' e Selman Stërmasit, për të mos lejuar Partizanin të shkëputet: ja ndeshjet e Superiores

Lapsi.al 1 September 2022
Tirana-Vllaznia, beteja 'klasike' e Selman Stërmasit, për

Të gjithë në ndjekje të Partizanit kryesues, por vëmendja në javën e tretë të Superiores është natyrisht te Klasikja e futbollit shqiptar. Tirana-Vllaznia nuk ngre vetëm siparin e javës të premten, por është edhe ndeshja me pritshmërinë më të lartë, për atë që përfaqësojnë dy klubet e vendosura përballë, por edhe ambicjet që kanë në këtë sezon, duke i shtuar domosdoshmërinë për të bërë rezultat e për të mos lejuar tjetër distancim nga kreu i renditjes. Bardheblutë kanë katër pikë, një më shumë se shkodranët, por të dy vijnë nga fitore morali.

SUPERIORE, JAVA III

02/09/22

Tirana    16 : 00 Vllaznia

03/09/22

Erzeni    15 : 00 Teuta

Kukësi   15 : 00 Kastrioti

04/09/22

Laçi        15 : 00 Egnatia

Bylis       15 : 00 Partizani

Të shtunën në fushë zbresin katër skuadra në kërkim të pikëve, ku pozicionin më të mirë e ka cuditërisht ajo më pak e kuotuara. Erzeni i pamundur në dy javë, do të luajë derbin me Teutën, që në klasifikim ka vetëm një pikë, edhe atë të marrë kundër skuadrës tjetër të sapongjitur Bylis. Kapllani kërkon një tjetër rezultat pozitiv, pas një starti impresionues, por derbi mbetet gjithnjë delikat. Një pikë në dy ndeshje, ndërkohë, e kanë bërë Kukësin e Gegës të mos ketë alternative kur përballë të jetë Kastrioti. Krutanët vërtetë i kanë kaluar problemet me bllokimin e federimeve, por blutë do të rinisen nga ajo pjesë e dytë e luajtur në nivel të lartë kundër Vllaznisë, pavarësisht rezultatit.

Të dielën, dy ndeshje kompletojnë javën, ajo në Lac ku vendasit presin Egnatian dhe që është një mundësi ideale për Vukicevic të kthejë të tijtë në shinat e suksesit dhe transferta në Ballsh e Partizanit. Bylis në fakt është prej gjithnjë një makth për të kuqtë, që shkojnë ta luajnë kundër të besuarve të Bellait si kryesues të kampionatit, por përballë një skuadre ende të pamundur deri tani…

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI