Flash

Video/ Çfarë dreqin bën Maradona në Skoci? Prezenca e re e Pibe de Oro çmend rrjetet sociale

Lapsi.al 1 September 2022
Video/ Çfarë dreqin bën Maradona në Skoci? Prezenca e re e
Diego Armando Maradona është ndarë nga jeta prej gati dy vitesh, por miti i tij vazhdon të jetojë në zemrat e tifozëve që e kanë adhuruar si një hyjni. E mesa duket Pibe de Oro “zbavitet” duke u shfaqur aty-këtu për të drithëruar zemrat e shumë futbolldashësve. Ai e kishte bërë këtë në tribunat e Ëembley gjatë finales së madhe ndërmjet Italisë dhe Argjentinës dhe e kishte bërë sërish në ndeshjen mes Gimnasia La Plata dhe Patronatos. Por paraqitja e fundit e 'Diez' është shumë më e pamundur: kampioni argjentinas vrapon rastësisht në terrenin stërvitor të Dundee United pas shpinës së ndihmës trajnerit skocez që synonte të intervistohej. Një video që u bë menjëherë virale. Hapa të shkurtër gjatë një vrapimi të lehtë; modeli tipik i flokëve dhe fizionomia trupore e pagabueshme; lëvizje tmerrësisht të ngjashme dhe ato getat e ulura poshtë. Të gjitha detajet që kanë bërë që shumë tifozë në rrjetet sociale të besojnë se djali që vrapon pas ndihmës teknikut të Dundee United Liam Fox është ai, Diego Armando Maradona. “Dalja” e fundit e Pibe de Oro ka ndodhur në Skoci, pikërisht teksa SkySports po intervistonte stafin e klubit skocez. Dhe ajo video, e cila në mënyrë të pashmangshme u bë virale, i çmendi rrjetet sociale. Sigurisht, nuk është vetë kampioni argjentinas, i cili u nda nga jeta gati dy vite më parë dhe për vdekjen e të cilit do të dalin në gjyq 8 persona, por ai videoklip dhe ajo ngjashmëri e pabesueshme i ka bërë përshtypje shumë tifozëve në mbarë botën, sidomos në Argjentinën e tij. Nuk duhet shumë për të rindezur kujtimet e atij fenomeni me fanellën me numrin 10 në zemrat dhe mendjet e tifozëve. Një halucinacion kolektiv që ka diçka nostalgjike, por që lë një ndjesi të këndshme.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI