Flash

Video/ Sancho i jep triumfin United, Leicester mbetet i fundit: fitorja e tretë radhazi e Ten Hag

Lapsi.al 1 September 2022
Video/ Sancho i jep triumfin United, Leicester mbetet i fundit: fitorja e

Vazhdon momenti pozitiv i Manchester United, i cili pas një fillimi jo të mirë të sezonit rrëmben fitoren e tretë radhazi në Premier League, ndërsa nuk ka fund kriza e Leicesterit me një pikë të vetme dhe gjithnjë e më i fundit në renditje pas pesë javësh. Goli i Sanços në minutën e 23-të i dha fitoren dhe zonën e Europës Ten Hag, që i dha hapësirë edhe Cristiano Ronaldos në gjysmën e pjesës së dytë. Pankina e Brendan Rodgers, ndërkohë, dridhet.

Kriza duket se është lënë pas nga Manchester United, me fitoren e tretë radhazi në Premier League dhe tashmë në zonën e Europës, ndërsa nuk ka mbaruar ende për Leicesterin që pas pesë javësh është i fundit me vetëm një pikë. Dy humbjet fillestare janë harruar e skuadra e Ten Hag fitoi 1-0 ndaj Foxes, duke bërë që pankina e Rodgers të lëkundet. Sancho zhbllokoi ndeshjen në minutën e 23 falë një asisti të bukur nga Rashford, pastaj ish-lojtari i Borussias ishte i aftë dhe i shpejtë për të kapërcyer Ward dhe për të dërguar topin në rrjetë. Leicester tentoi të reagojë veçanërisht në pjesën e dytë me Maddison, por goditja e tij e lirë në minutën e 50 u prit me mjeshtëri nga De Gea. United u mbështet te kundërsulmet dhe në minutën e 68 në fushë zbriti edhe Cristiano Ronaldo, vendasit organizuan sulmin final por ishte pikërisht CR7 ai që i shkoi pranë dyfishimit me një goditje në akrobaci. Leicesteri në sulm nuk bëri pothuaj asgjë, e mbrojtja e Djajve të Kuq e përballoi pa problem deri në bilbilin e trefishtë.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI