Flash

Video/ Tregolëshi i Koopmeiners shpartallon Torinon: Atalanta arrin Romën në krye, Bolonja ndalet nga Salernitana

Lapsi.al 1 September 2022
Video/ Tregolëshi i Koopmeiners shpartallon Torinon: Atalanta arrin

Tris i Atalantës në Bergamo. Tris i Koopmeiners, dy nga të cilat me penallti, por që mjaftuan t'i shkaktojnë Juric dhe Torinos humbjen e parë sezonale. Bergamaskët e Gasperinit arrijnë kështu Romën në krye të Serie A, në javën e katërt të kampionatit. Nuk shkon më shumë se barazimi 1-1 Bolonja përballë Salernitanës, që gjeti golin e Dia dy minuta nga fundi.

ATALANTA 3-1 TORINO

Atalanta mposhti 3-1 Torinon në ndeshjen e prapambetur të javës së katërt të Serie A dhe arrin Romën në krye të renditjes. Për të tërhequr skuadrën e Gasperinit drejt suksesit ka menduar Koopmeiners, i cili fillimisht konvertoi penalltinë e 1-0 në minutat e shtesës së pjesës së parë, më pas gjeti 2-0 në fillim të pjesës së dytë. Pesëmbëdhjetë minuta nga fundi, Vlasic e rihapi ndeshjen, por në të 84' Koopmeiners me penallti riktheu sigurinë për zikaltrit. Trigolëshi i holandezit i shkaktoi humbjen e parë Juric në këtë sezon. Atalanta mund të fillojë të ëndërrojë përsëri. Pas një vere me ndryshime të mëdha dhe investime të konsiderueshme, skuadra e Bergamos e gjen veten duke i parë të gjithë nga lart poshtë, duke shijuar majën e një renditjeje gjithësesi të ngushtë. Në pritje për të gjetur Zapatën më të mirë, që për më tepër doli i dëmtuar në minutën e 37-të, Gasp mund të shijojë edhe një herë momentin madhështor të formës së Koopmeiners dhe mbrojtjes së tij, edhe njëherë shumë solide. Për Juric, i cili gjithashtu hodhi në fushë një skuadër agresive dhe plot dëshirë, problemi më i madh mbetet ai i finalizimit. Jo ekzaktësisht një çështje e parëndësishme.

BOLOGNA 1-1 SALERNITANA

Përfundon me barazim 1-1 ndeshjea e javës së katërt të Serie A ndërmjet Bolonjës dhe Salernitanës. Golit nga penalltia, realizuar nga Arnautovic në minutën e 52, iu përgjigj Dia në minutën e 88. Pjesa e parë në Dall Ara ishte intensive, por pa gola, me shumë raste nga të dyja palët. Në pjesën e dytë zëvendësimet e Mihajlovic ishin vendimtare, duke i dhënë një shtysë tjetër kuqebluve dhe duke çuar në avantazhin e merituar. Kampanët nuk u dorëzuan dhe gjetën barazimin në fund të takimit.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI