Flash

Video/ "U shtri sikur e rrahën": skena qesharake e Chicharito Hernandez tërbon lojtarët e Torontos

Lapsi.al 1 September 2022
Video/ "U shtri sikur e rrahën": skena qesharake e Chicharito
Natën mes të mërkurës dhe të enjtes është zhvilluar edhe ndeshja midis Toronto FC dhe Los Angeles Galaxy, vendimtare për ambiciet e playoff-it të të dy skuadrave. Një ndeshje që përfundoi 2-2, me nga një pikë për secilën që, pak javë nga fundi, i lë dy skuadrat ende jashtë 7-shes së parë. Gjatë ndeshjes pati hapësirë edhe për një shfaqje të turpshme të vënë në skenë nga ish-sulmuesi i Manchester United, Chicharito Hernandez. Me rezultatin 1-1, rreth 20 minuta nga fundi, Chicharito u bë protagonist i një shfaqjeje groteske. Gjithçka ndodhi në zonën e penalltisë së Torontos, me meksikanin që pasi u rrëzua dhe më pas u ngrit, u rrethua nga tre kundërshtarë: ish-romanisti Bradley, kanadezi Laryea dhe kongolezi Mavinga. Të tre e shtyjnë shumë lehtë dhe ish-lojtari i Manchester United pati idenë e mirë që të bëjë një simulim të mjerueshëm, të bërtasë dhe të rrëzohet përtokë sikur e rrahën apo goditën keq, pavarësisht përpjekjeve të Bradley për ta mbajtur në këmbë. Në mënyrë të habitshme, arbitri Ted Unkel vendosi të mos e ndëshkonte Chichariton për inskenimin e shëmtuar, por tifozët në rrjetet sociale nuk u treguan aspak të butë. Në fakt, ndaj sulmuesit ka pasur shumë komente qortuese. Një përdorues e përcaktoi episodin si "Pika më e ulët e ndeshjes"; një tjetër vazhdoi: “Ai duket si një nga personazhet e The Walking Dead”; “I paturpshëm”, u cilësua nga një tjetër tifoz i shtangur; ndërsa një tjetër gjykoi: "Ndoshta ata i shtrydhën një thithkë".

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI