Flash

Donin të bënin “selfie” në ujëvarë, shuhet familja me 6 anëtarë

Lapsi.al 2 September 2022
Donin të bënin “selfie” në ujëvarë, shuhet

Fatkeqësisht, është gjithnjë e më pak lajm që një person humb jetën për të bërë një foto në vende të rrezikshme. Por, këtë herë është arritur në ekstrem, me vdekjen e gjashtë anëtarëve nga një familje.

Ngjarja ka ndodhur në ujëvarën Ramdaha, në Indi. Dy të rinj, të moshës 14 dhe 22 vjeç, Shraddha dhe Shweta Singh, po bënin foto pranë ujëvarës. Vajza e vogël rrëshqiti dhe anëtarët e tjerë të familjes u hodhën në ujë për ta shpëtuar. Vëllezërit e saj 18, 22 dhe 26 vjeç, kushëriri i saj dhe gruaja e tij, përkatësisht 24 dhe 22 vjeç, erdhën në përpjekje për ta shpëtuar. Megjithatë, ata nuk mundën të bënin asgjë për të shpëtuar të vegjlit dhe, përveç kësaj, forca e ujëvarës i tërhoqi duke i marrë jetën.

Autoritetet shkuan me shpejtësi në vendngjarje, por mundën vetëm të shpëtonin Sulekhan, e cila aktualisht ndodhet në gjendje kritike në spital. Natën që ndodhën ngjarjet, ata arritën të gjenin tre trupa, ndërsa tre të tjerët u gjetën mëngjesin e ardhshëm. Kuldeep Sharma, një gjykatës i qarkut Koriya në Chhattisgarh, konfirmoi se trupat ishin dërguar për autopsi përpara se t’i ktheheshin familjes. Ngjarja tragjike ndodh pavarësisht se policia kishte vendosur tabela për të paralajmëruar se në atë zonë ndalohej larja dhe vetëm gjashtë muaj pas një tjetër mbytjeje në të njëjtin vend, ku humbën jetën tre persona.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI