Flash

E imagjinon Kurtin në tryezën e Open Balkan? Rama i bindur: Kosova do na bashkohet një ditë

Lapsi.al 2 September 2022
E imagjinon Kurtin në tryezën e Open Balkan? Rama i bindur: Kosova do

Edi Rama i qëndron idesë se Open Balkan është një mundësi e mirë për të gjithë, përfshirë dialogun Kosovë - Serbi. I pyetur nga Euronews Serbia nëse e imagjinin dot kryministrin Albin Kurti të ulet në tryezë me liderët e tjerë të Open Balkan, Rama u shpreh i bindur se kjo do të ndodhë.

“Dëgjoni. Unë mund ta kuptoj se në hapat e parë është diçka e pamendueshme. Por nuk është çmenduri, nuk është as marrëzi. Është kurajë, ambicie dhe besim.

Unë kam besim tek paqja, jam ambicioz në ndërtimin e paqes me të tjerët dhe kam kurajën të them se sigurisht që e imagjinoj. Dhe jam i bindur se kjo do të ndodhë.

Kosova do të jetë pjesë e Open Balkan një ditë, pa asnjë dyshim. Sepse kjo është e ardhmja. Sepse, ose do të jemi këtu së bashku duke celebruar produktet e qytetarëve tanë, duke i ndihmuar ata të prodhojnë dhe tregtojnë më shumë, ose do të kemi konflikt dhe gjakderdhje”, - u shpreh Rama.

Rama thotë se është i bindur që shpejt nismës së iniciuar nga Shqipëria, Serbia dhe RMV do t’i bashkohet edhe Mali i Zi dhe Bosnje Hercegovina, vende ku siç tha, deri më sot kjo çështje ka qenë peng i problemeve të brendshme politike.

“Kryeministri i Malit të Zi ishte këtu sot. Ai ishte shumë i qartë për këtë çështje dhe shumë gjëra po ndryshojnë kur bëhet fjalë për Malin e Zi.

Problemi është se Open Balkan është peng i çështjeve të brendshme politike. Edhe në Shqipëri është, por nuk dua të flas për këtë, ndaj po ndalem këtu.

Në Malin e Zi dhe Bosnje është e njëjta gjë dhe është fatkeqësi pasi në fund të ditës Open Balkan është një mekanizëm për implementimin e një procesi për të cilin kemi rënë dakord në parim në procesin e Berlinit”, - u shpreh kreu i qeverisë shqiptare. /Euronews Albania

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI