Flash

‘Kam frikë për jetën time’, vajza shqiptare në Selanik denoncon ish-burrin: Më rreh vazhdimisht (FOTO)

Lapsi.al 2 September 2022
‘Kam frikë për jetën time’, vajza shqiptare në

Një 29 vjeçare shqiptare në Selanik e cila ankohet se abuzohet sistematikisht nga ish-bashkëshorti i saj është çdo ditë në gjendje ankthi. Ndonëse 38 vjeçari është dënuar gjithsej tetë hërë për dhunë në familje, gjykata vendosi në të gjitha rastet ta lë të lirë. 29 vjeçarja thekson se ka frikë për jetën e saj, pasi ish-bashkëshorti i saj dhe ai shqiptar me të cilën janë ndarë që nga marsi i vitit 2021, vazhdon ta kërcënojë, ta rrahë edhe kur ajo kishte ngritur akuza ndaj tij.

Fotot e publikuara nga medie greke prothema.gr tregojnë mavijose në fytyrë dhe qafë të gruas, nga dhuna e ish-bashkëshortit me të cilin ka dhe dy fëmijë një 4 vjeçar dhe një 8 vjeç.

“Kam frikë për jetën time” – Deklaratat e 29-vjeçares

29 vjeçarja shqiptare në denoncimin e fundit të bërë ndaj bashkëshortit të saj të larguar, për kërcënimet që ka marrë pak ditë më parë, më 26 gusht.

“Në orën 07:50 të datës 26 gusht 2022, ai më ka telefonuar në celular ndërsa isha në Kalochori.

"Po vij të të gjej, do ta rregulloj .

Ai nuk arriti të me gjente pasi nuk e di se ku ndodhej puna ime, përveç se është në Kalochori.

Rreth orës 20:10 ai ishte para derës së shtëpisë dhe i binte zilës pa pushuar dhe deshi të ngjitej lart.

Megjithatë fëmijët tanë ishin larg në festën e një miku.

Menjëherë thirra policinë dhe kur ai pa patrullë u largua.

Veprimet e tij më shkaktuan frikë dhe terror.

Kam frikë për jetën time dhe uroj që ai të përfundoj në burg, që të ndalet kjo situatë.

Ankesa e parë e gruas, sipas avokatit të saj, është bërë pas këshillave dhe mbështetjes që ka marrë nga e motra, por makthi i saj nuk u ndal as pas ndjekjeve penale ndaj tij, dënimeve dhe masave mbrojtëse.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI