Flash

Rama: Vuçiç ka zgjedhur paqen, i shpreh respektin tim

Lapsi.al 2 September 2022
Rama: Vuçiç ka zgjedhur paqen, i shpreh respektin tim

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në ditën e dytë të samitit të “Open Balkan” i cili po zhvillohet në Beograd u shpreh se është e rëndësishme që kësaj nisme t’i bashkohen të gjitha vendet e rajonit, dhe jo vetëm.

"Jam i kënaqur që këtu sot me ne janë edhe 2 miq shumë të rëndësishëm për ne që përfaqësojnë dy vende po kaq të rëndësishme për rajonin tonë. Ministri i Jashtëm i Turqisë, të cilin dua ta falenderoj për praninë e tij. Turqia është një partner i pazëvendësueshëm strategjik i Shqipërisë por edhe një aleat i gjithë proceseve pozitive në vendin tonë. Po ashtu edhe ministri i Jashtëm i Hungarisë, të cilin gjithashtu dua ta falenderoj. Për ne është shumë e rëndësishme që kësaj nisme t’i bashkohen të gjitha vendet e rajonit tonë dhe t’i bashkangjiten edhe vende kaq të rëndësishme sa Turqia, Italia, Greqi si dhe Hungaria", u shpreh Rama.

Kryeministri Rama u shpreh se Ballkani është për Evropën po kaq i rëndësishëm saç është Evropa për Ballkanin. Ai falenderoi Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe theksoi se ky i fundit ka dhënë sinjal për paqen.

"Dua ta falenderoj presidentin Vuçiç dhe ekipin e tij sepse panairi nuk kishte asgjë më pak se panairet e së njëjtës fushë me famë botërore. Në këtë panair ishin bashkë dhe shumë prodhues të mirënjohur të verërave. Dje mund të kishte qenë një ditë tjetër, ku mediet tona dhe të Evropës të ishin të mbushura me lajme për atë që ndodh në kufirin mes Serbisë dhe Kosovës. Dita e djeshme tregoi se cila është rruga dhe cila është zgjedhja e Ballkanit të Hapur. Sot dua ta them me krenari që edhe zgjidhja e lëvizjes me karta identiteti është një zgjidhje e Ballkanit të Hapur. Dua t’i shpreh respektin tim presidentit të Serbisë që ka dhënë një sinjal shumë të qartë për të gjithë, që zgjedhja e parë është paqja", tha Rama.

Në samitin e ditës së sotme pritet të finalizohet marrëveshja për tregtinë pa kufizime të ushqimeve mes vendeve të kësaj nisme. Sakaq në orën 13:00 pritet konferenca për shtyp e liderëve të Ballkanit të Hapur.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të premte

Vendi ynë vijon të jetë në ndikimin e vranësirave të shpeshta në pjesën më të madhe të ditës. Sipas MeteoAlb, parashikohet që deri në orët e mesditës vranësirat...

07:19

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI