Flash

Rrëfehet partnerja e Arsen Muskurtit: Edhe ne gratë kemi ngrënë ndonjë grusht

Lapsi.al 2 September 2022
Rrëfehet partnerja e Arsen Muskurtit: Edhe ne gratë kemi

Bashkëjetuesja e Arsen Muskurtit autorit të vrasjes së 2-fishtë që ekzekutoi të vëllanë dhe kunatën pak ditë më parë, ka folur ngjarjen e rëndë dhe konfliktet brenda familjes.

Erisa Haspepa, ka thënë mediat se dy vëllezërit kishin pasur vazhdimisht debate dhe konflikte me njëri tjetrin që ishin përshkallëzuar deri në përplasje fizike.

Sipas saj, viktima kishte temperament të vështirë dhe kërcënonte partnerin e saj ndërsa shtoi se edhe bashkëshortja e tij ishte mjaft konfliktuale.

“Kemi pasur vazhdimisht konflikte, prej 5-6 vjetësh. Gjithmonë kishte konflikte. Por që do të arrinte deri këtu s’ma merrte mendja. Një herë kërcënoheshin, pastaj rriheshin, i ndjeri kishte një temperament shumë të vështirë, e kërcënonte vazhdimisht.

Im shoq ka qenë më i qetë, por mesa duket edhe qetësia ka një limit. Edhe ne gratë kemi ngrënë ndonjë grusht kur jemi futur në mes të sherrit të vëllezërve. Edhe viktima, bashkëshortja ka qenë shumë konfliktuale”, u shpreh Erisa Haspepa. /euronews

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI