Flash

Kastrioti dënon Kukësin in-extremis, Gega e pëson për herë të dytë në shtesë: "E pafalshme të shkërmoqemi ashtu"

Lapsi.al 3 September 2022
Kastrioti dënon Kukësin in-extremis, Gega e pëson për

Një gol i Xhuljo Mehmetit në minutën e 90 fundos Kukësin që pëson humbjen e dytë radhazi, në javën e tretë të Superiores. Kastrioti imponohet 1-2 me përmbysje, duke e dënuar Gegën të provojë për herë të dytë radhazi shijen e hidhur të një disfate në minutat shtesë, pas 2-1 në Loro Borici me Vllazninë.

Në një ndeshje shumë të luftuar, gjithçka ndodhi në pjesën e dytë të takimit. Ndeshja u zhbllokua me Zivkoviç, në golin e dytë radhazi në po aq ndeshje të luajtura dhe u duk se Kukësi kishte gjithcka nën kontroll. Kjo vetëm për pak minuta, sepse barazimi i krutanëve me Prenkoçeviç, i preferuar titullar nga Çela, bëri që verilindorët të hidheshin në kërkim të fitores, duke lënë hapësira të mëdha prapa.

Pikërisht në minutën e 90, atëherë kur gjithcka dukej se do të mbyllej në barazim erdhi goli i Mehmetit me një goditje spektakolare nga jashtë zonës që përmbysi shifrat dhe i dhuroi Kastriotit një fitore shumë të rëndësishme në transfertë. “Me dy fjalë nuk mund ta bësh analizën e 90 minutave, në pjesën e parë ekipi i Kastriotit u mbrojt me shumë lojtarë, në pjesën e dytë luajtëm mirë - tha tekniku i Kukësit Skënder Gega pas ndeshjes -. Mua më pëlqeu pjesa e dytë, pavarësisht se në dy raste, dy kundërsulme, të pavendosur e pavëmendshëm, u ndëshkuam. Është edhe e pafalshme për një ekip që të shkërmoqet në atë lloj mënyre. Është përgjegjësi e madhe, unë jam mësuar të marr përgjegjësitë se jam trajneri i tyre. Pavarësisht se nuk është e mirë të bësh analiza me kokë të nxehtë pa e parë ndeshjen disa herë, aty e sheh kush është ai që na ka ndëshkuar. Mënyra më e drejtë nga ana profesionale është që marrin përgjegjësi të gjithë. Por e merr trajneri dhe kjo është krejt normale për mua”, përfundoi tekniku.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI