Flash

“Pse nuk e keni dëbuar ende nga Serbia”, Rama zbulon bisedën me Vuçiçin pasi i tha ta njohë Kosovën

Lapsi.al 3 September 2022
“Pse nuk e keni dëbuar ende nga Serbia”, Rama zbulon

Kryeministri Edi Rama ka treguar një bisedë të tijën me presidentin serb Aleksandër Vuçiç pas deklaratës së bërë prej tij në vitin 2014 në Beograd, ku tha se Serbia duhet të njohë pavarësinë e Kosovës.

Në një intervistë për “Euronews Serbia”, Rama u shpreh se Vuçiç mbeti i dëshpëruar dhe u inatos nga deklarata e tij. Rama tha se pas konferencës, Vuçiç ishte me ekipin e tij, të cilët i kërkuan që ta dëbonin nga Serbia.

“Në 2014-n ne rrezikuam të shkëputeshim sërish për 68 vite të tjera, pasi Aleksandar mbeti i dëshpëruar nga deklarata ime në konferencën për shtyp në Pallatin e Serbisë, që Serbia duhet të njohë Kosovën. Ai u inatos dhe e mbaj mend mirë që kur mbaruam konferencën patëm një bisedë të vogël përpara drekës. Ai ishte aty me ekipin e tij, të gjithë e kishin rrethuar, ishte si një kullë e rrethuar nga muret. Unë iu afrova dhe më tha: a e di se çfarë po më thonë? Jo, i thash. Përse nuk të kam dëbuar ende nga Serbia. I thashë, nuk habitem, për këtë ti je presidenti dhe ata këshilltarët e tu”, theksoi kreu i qeverisë shqiptarë.

Ndër të tjera, Rama nënvizoi se Vuçiç i kishte thënë sesi do të reagonte nëse do thoshte në Tiranë se Serbia nuk do ta njohë Kosovën.

“Më pas u takuam sërish këtu në mbrëmje, bëmë një shëtitje, ai vazhdonte të ishte i tensionuar, por e kuptuam se nëse vazhdojmë kështu, duke i mbyllur gojën njëri-tjetrit për këtë çështje, nuk do të jetë e mundur të ndërtojmë një marrëdhënie. Ai më tha, po sikur të vij unë në Shqipëri dhe të them se nuk e njohim Kosovën? Unë i thash, ti mund të vish dhe të thuash ç’të duash dhe unë nuk do të sillem kurrë siç u solle ti këtu. Por kjo nuk është arsye për të mos vazhduar dialogun. Dhe unë mendoj se ka më shumë kapacitete për t’u mirëkuptuar. Ndërtimi i kapaciteteve për t’u mirëkuptuar është njësoj si të ndërtosh paqen”, përfundoi Rama./Euronewsalbania/

Të këshilluara

Tërmet i fuqishëm në Kretë

Një tërmet i fortë me magnitudë 5.2 ballë të shkallës Rihter u regjistrua të shtunën, në brigjet e Kretës . Konkretisht, sipas zgjidhjes përkatëse të rishikuar ...

11:50

Si do të jetë moti për fundjavën

Moti këtë të shtunë, sidomos në vijën bregdetare do të jetë i favorshëm për të gjithë ata që kanë vendosur ta kalojnë fundjavën në plazh. Sipas MeteoAlb, orë...

08:42

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI