Flash

Thyerjen e rregullave të FPF Uefa, PSG i kalon me gjobë: shpëtojnë Barcelona e Manchester City

Lapsi.al 3 September 2022
Thyerjen e rregullave të FPF Uefa, PSG i kalon me gjobë:

Milan, Inter, Juventus, Roma, PSG, Monaco, Marseille dhe Besiktas janë klubet e sanksionuara nga UEFA për shkelje të fair play financiar. Parisienëve iu dha gjoba më e rëndë: 10 milionë, e cila mund të rritet në 65 në rast mospagese. Tetë klubet ranë dakord të japin një kontribut financiar prej 172 milionë euro. Këto shuma do të mbahen nga të ardhurat hyrëse që klubet do të fitojnë nga pjesëmarrja në garat e UEFA-s ose do të paguhen drejtpërdrejt. Nga kjo shumë, 26 milionë euro (15%) do të paguhen plotësisht, ndërsa teprica e mbetur prej 146 milionë euro (85%) kondicionohet nga përmbushja e objektivave të përcaktuara në marrëveshjen përkatëse të shlyerjes.

Së fundi, Seksioni i Parë i CFCB vuri në dukje se 19 klube të tjera që morën pjesë në kompeticionet e UEFA-s për klube 2021/22, përkatësisht Borussia Dortmund, Chelsea, Barcelona, Basel, Union Berlin, Fenerbahçe, Feyenoord, Leicester, Manchester City, Lyon, Rangers, Real Betis Balompié, Royal Antwerp, Seville, Lazio, Napoli, Trabzonspor, Wolfsburg dhe West Ham United ishin në gjendje të plotësonin teknikisht kërkesën e barazimit falë aplikimit të masave të emergjencës COVID-19 dhe/ose sepse përfituan nga rezultatet e barazime historikisht pozitive (T-3 dhe T-4).

Barcelona - shpjegon Il Sole 24 Ore - nuk u sanksionua pasi nuk e kaluan deficitin e pranueshëm 2018-2021. Detyrimet monstruoze prej mbi 400 milionë në 2021 janë ulur nga UEFA duke marrë parasysh fitimet e mëparshme, ndikimin e Covid dhe kostot e kryera për disiplinat e tjera sportive.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI