Flash

Universitetet, kundërshtohet regjistrimi pa garë në degët që kanë vende bosh

Lapsi.al 3 September 2022
Universitetet, kundërshtohet regjistrimi pa garë në degët

Të dhënat e institutit të statistikave tregojnë se krahasuar me 8 vite më parë në universitete ka 50 mijë student më pak, pra rreth 124 mijë të rinj në 2022 nga 174 mijë që ishin në 2014.

Plakja e popullsisë dhe emigracioni ka mbyllur disa degë e ka vënë në rrezik disa programe të tjera akademike, fenomen i cili pritet të jetë edhe më shqetësues vitin e ardhshëm akademik teksa nga 31 mijë maturantë 1/3 e tyre, plot 11 075 kanë aplikuar për studime jashtë Shqipërisë.

Për këtë arsye, Ministria e Arsimit ka vendosur që të hap dyert e universiteteve për të gjithë nxënësit që nuk arrijnë dot të kapin degën e përzgjedhur brenda 3 raundeve të regjistrimit, duke shtuar një raund të katërt ku në bazë të kuotave të paplotësuara që kanë universitetet maturantët mund të regjistrohen pa garë ku të duan.

“Përveç raundit të tretë do të kenë një mundësi tjetër në ato fakultete ku ka vende të lira, edhe nëse nuk e kanë përzgjedhur si degë mund të shkojnë të regjistrohen”, thotë Arjan Xhelaj nga rrjeti akademik shqiptar.

Për maturantët me rezultate më të mira të cilët arrijnë të zënë të parët vendet në auditor, ky vendim nuk është i drejtë pasi e drejta e arsimimit të lartë ju takon atyre që e meritojnë dhe në universitet nuk duhet të barazohen me ata që nuk i janë përkushtuar mësimeve.

“Besoj se tre raunde mjaftojnë. Jo të gjithë duhet të bëhen me shkollë të lartë. Duhet të ketë diferencime”, thotë një maturant.

Nga ana tjetër, pedagogia Zana Guxholli i vlerëson të gabuara kufizimet me mesatare për regjistrimin në universitet.

“Unë kam qenë kundra vendosjes së afateve, ka mekanizma të tjera që kalojnë në duart e universiteteve. Mekanizmi i seleksionimit duhet t’I lihet universiteteve. është e vërtetë që kushtet janë ndryshe tani. Ka numër të madh studentësh që duan të ikin jashtë sepse duan të përmirësojnë kushtet e jetesës, ka nga ata që duan të bëhen profesionistë ndërkombëtarë, si dhe ka nga ata që këtu duke mos pasur mundësi për shkak të kufizimeve shkojnë dhe e provojnë jashtë. Në asnjë vend të botës nuk kontrollohet nga ministria e arsimit hyrja në universitet. Janë universitetet që kanë të drejtën sipas kritereve të tyre studentët”, shprehet pedagofia Zana Guxholli.

Zgjidhja ideale për akademiken Guxholli është që maturantët t’i nënshtrohen një testimi në fakultetet ku dëshirojnë të studiojnë dhe në bazë të kritereve që vendosin vetë universitetet të behet përzgjedhja e studentëve.

“Në Amerikë p.sh. është provimi i pranimit, dhe student vjen nga Bangladeshi apo Tirana nuk i intereson nëse ai me testin që bën tregon se ka aftësi”./ TCH

Të këshilluara

Turqia i dhuron 40 makina ushtrisë shqiptare

40 automjete (Fiat EGEA) dhe autobuzë u janë dhuruar Forcave të Armatosura të Shqipërisë nga Turqia. Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, i pranishëm në ceremonin...

15:15

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI