Flash

Episodi që krijoi miqësinë e fortë mes Benzema e Mourinhos te Real Madrid: “I bëra një premtim...”

Lapsi.al 4 September 2022
Episodi që krijoi miqësinë e fortë mes Benzema e Mourinhos

Karim Benzema, sulmuesi i Real Madridit, tregoi një episod qesharak nga sezoni i tij i parë me Blancos, në të cilin tekniku aktual i Romës, José Mourinho ishte ulur në pankinën e klubit spanjoll. Francezi e ka rrëfyer historinë në mikrofonat e Onze Mondial: “Sezoni im i parë, gjashtë muajt e parë te Real, ishin shumë të vështira, isha vetëm, nuk e flisja gjuhën dhe për këtë arsye gjithçka ishte e ndërlikuar. Për më tepër, kisha mbërritur në një botë të re, me një ekip tjetër, një tjetër futboll. Fatmirësisht nuk u dorëzova. Ndonjë episod interesant? Më vjen në mendje rasti kur pata një problem të vogël me José Mourinhon.

U takuam në hotel, biseduam, ishte një ditë para ndeshjes kundër Mallorca. Nuk duhej të luaja në atë ndeshje. E kur biseduam, i thashë: 'Nesër më fut në formacionin titullar, do të shënoj dhe do të të ndihmoj të fitosh ndeshjen'. Të nesërmen shënova dhe fituam 1-0”.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI