Flash

Laçi thyhet në shtëpi përpara Egnatias: lëkundet pankina e Vukicevic, si në sezonin e kaluar

Lapsi.al 4 September 2022
Laçi thyhet në shtëpi përpara Egnatias: lëkundet

Një fitore në debutim u duk se do të ndryshonin historinë e Vukicevic në Lac, pas një aventure të parë të dështuar. E megjithatë, fantazmat e të kaluarës nuk vonuan të shfaqen dhe tekniku i bardhezinjve ka pësuar humbjen e dytë radhazi, duke u mposhtur 0-1 në shtëpi përballë Egnatias, që mori pikët e para në kampionat, në javën e tretë të Superiores.

Laci që vinte nga humbja me Partizanin, kishte mundësinë të amortizonte lëkundjen duke përfituar nga fakti se luante në shtëpi, kundër një skuadre që kishte zero pikë. E megjithatë, Vukicevic provoi një formacion ndryshe për herë të tretë në tre ndeshje të luajtura, duke e bërë që ndeshja të ishte që në fillim e balancuar, me raste shënimi në të dy portat, sidomos në pjesën e parë. Pa Ujkën, Babatunden e Borysiuk kurbinasit nuk ishin të frikshëm dhe Delarzh markoi debutimin e tij me një gol vendimtar që në sekondat e para të pjesës së dytë të lojës.

Pasivi i Laçit mund të ishte më i rëndë, sepse Delarzh gjeti dhe golin e dytë, por VAR e anuloi për pozicion të parregullt. Egnatia barazon kështu bardhezinjtë në renditje me tre pikë, por nëse rrogozhinasit mund të kënaqen me cfarë kanë marrë në një kalendar të frikshëm në start (Partizani, Tirana, Laçi), kurbinasit kanë investuar një pasuri në kërkim të një titulli kampion, që nuk përligjet me tre pikët në tre ndeshje të Vukicevic, që sheh ti lëkundet pankina si në sezonin e kaluar, kur u shkarkuar në javën e pestë.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI