Flash

Bradley Cooper rikthehet me Irina Shayk

Lapsi.al 5 September 2022
Bradley Cooper rikthehet me Irina Shayk

Irina Shayk dhe Bradley Cooper janë rikthyer së bashku, sipas një raporti të ri.

Aktori i "A Star is Born" dhe modelja, u ndanë në vitin 2019, por kanë vazhduar të bashkëprindërojnë vajzën e tyre Lea De Seine, 5.

Mes lajmeve se ata po shijonin pushimet së bashku, një burim i tha Page Six se dyshja dëshirojnë të kenë fëmijë. “Ishte një arratisje e vërtetë familjare dhe ata po mendojnë të rikthehen bashkë”, tha burimi për gazetën. “Ajo do të donte që vajza e saj të kishte një vëlla.

Burimi vazhdoi, duke thënë për Page Six se mungesa e lidhjeve të reja e ka lejuar ish-çiftin ta mendojnë më seriozisht këtë ide. “Ata të dy [Bradley dhe Irina] nuk kanë patur lidhje serioze dhe të dy janë me idenë për të pasur një fëmijë”.

Lajmi vjen pas deklaratës së një personi të afërt të dyshes në dhjetor se ata nuk do të ribashkoheshin.

“Bradley dhe Irina nuk do të kthehen sërish bashkë”,u shpreh ai në atë kohë. “Ata takohen shpesh për vajzën e tyre, por ai kapitull ka mbaruar dhe të dy kanë vazhduar  me lidhje të tjera. Nëse ata janë bashkë, është si miq dhe prindër të ngushtë.” /Lapsi.al

 

Të këshilluara

Kris Jenner, e lënduar nga deklarata e Kanye

Kris Jenner thuhet se është e ‘tronditur’ nga fjalët e fundit publike të ish dhëndrit të saj. Përmes një postimi në Instagram, reperi akuzoi Jenner se ka det...

13:10

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI