Flash

Ilir Meta: Rama është i gjatë, por ne do ta palosim

Lapsi.al 5 September 2022
Ilir Meta: Rama është i gjatë, por ne do ta palosim

Në një dalje për mediet, kreu i Partisë së Lirisë, ilir Meta u shpreh se Edi Rama si hajdut i jashtëzakonshëm që është i vodhi të gjitha pushtetet në Shqipëri. Sipas tij, tani është koha që t’i merren të gjitha pushtetet Edi Ramës dhe t’ia kthehen popullit duke i garantuar mundësinë të ushtrojë referendumin. Ai shtoi se Rama është i gjatë, por ai do të palës dhe se populli shqiptar do të zbresë në shesh ku do të dëgjohet zëri i tyre.

"Edi Rama si hajdut i jashtëzakonshëm që është i vodhi të gjitha pushtetet në Shqipëri, kuptohet përmes investimit duke blerë ish lidershipin e opozitës. Sipas marrëveshjes së bërë prej kohësh Rama-Basha. Tani është koha, t’ia marrim të gjitha pushtetet Edi Ramës dhe t’ia kthejmë popullit duke i garantuar mundësinë të ushtrojë referendumin. Përmes referendumit populli do kontrollojë, Kuvendin, qeverinë, drejtësinë gjithçka ka të bëjë me interesat e tij sovrane dhe jetike. Ne do ta shembim Edi Ramën, do ta palosim, ju duket i gjatë ai juve, por e njoh unë Edi Ramën. Ai ka thënë fjalët më përçmuese për vendin tonë dhe do të zëvendësojnë të rinjtë me punëtorë nga Bangladeshi. Ne kemi nisur këtë sesion të ri me një projektligj me indeksimin e pagave se kjo nuk ndodh prej vitesh. Ky nuk do t’ia dijë se kujton se do hutojë opozitën me lojërat e tij, nuk do t’i lëmë Edi Ramës kohë dhe mundësi të vjedhë qytetarët e thjeshtë. Ne do të zbresim në çdo shesh beteje. Do jem para parlamentit bashkë me ju dhe qytetarët shqiptarë, në mënyrë që të dëgjohet zëri tyre. Do ta çojmë përpara këtë revolucion antikorrupsion", tha Meta. 

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI