Flash

Inter, Lukaku në Belgjikë për kontrolle të reja: jashtë fushave të paktën deri në pauzën e kombëtareve

Lapsi.al 5 September 2022
Inter, Lukaku në Belgjikë për kontrolle të reja: jashtë

Në shtëpinë e Inter, dëmtimi i Romelu Lukakut është gjithmonë në qendër të vëmendjes. Për momentin nuk është ende e qartë se kur sulmuesi do të mund të kthehet në dispozicion të Inzaghit, por përshtypja është se koha nuk do të jetë shumë e shkurtër. Në marrëveshje me stafin e klubit zikaltër, në fakt, sulmuesi do të fluturojë drejt Belgjikës për t'iu nënshtruar kontrolleve të mëtejshme në kofshën e majtë edhe nën mbikëqyrjen e mjekut të kombëtares dhe për të kuptuar se si do të vijojë me procesin e rehabilitimit. Një lëvizje që duket se e përjashton mundësinë që lojtari të stërvitet së bashku me pjesën tjetër të grupit para pushimit për impenjimet e kombëtareve dhe që do ta detyrojë Interin të qëndrojë edhe për pak kohë pa sulmuesin e tij.

Duke bërë llogaritë me kalendarin, për shkak të dëmtimit të përkulësve të kofshës së majtë, Lukaku ka humbur tashmë ndeshjen ndaj Cremoneses dhe derbin. E nëse nga Belgjika nuk vijnë lajme më inkurajuese, Romelu mund të detyrohet të ngrejë flamurin e bardhë edhe për ndeshjet ndaj Bayern, Torinos, Viktoria Plzen dhe Udineses. Të gjitha me synimin për t'u paraqitur sërish 100% pas pauzës së kombëtareve, në kohë për ndeshjen ndaj Romës.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI