Flash

Video/ Brentford-Leeds, arbitri shkoi në VAR për një penallti të mundshme, tifozi i vogël i ofron para

Lapsi.al 5 September 2022
Video/ Brentford-Leeds, arbitri shkoi në VAR për një penallti
Në stadiumin Gtech Community në Londër nuk kishin fund emocionet. Brentford mposhti Leeds 5-2, por nuk munguan polemikat. Në minutën e 30, një përplasje mes Luis Sinisterras dhe Ivan Toney në zonën e Leeds ndezi shkëndijat. Arbitri fillimisht e vazhdoi lojën, por më pas u thirr në VAR. E pikërisht në atë moment ka ndodhur një nga episodet më gazmore të ndeshjes. Një tifoz i ri i klubit londinez i ofroi para arbitrit. E gjitha kjo ndodhi në të 30' mes Brentford dhe Leeds. Luis Sinisterra pengoi në zonë Ivan Toney por arbitri Robert Jones nuk ndërhyri. Pak sekonda më vonë, atij i kërkohet të rishikojë aksionin mes dy lojtarëve në VAR. Mirëpo, shumë tifozë, gjatë kontrollit, u përqendruan te një tifoz i vogël i pranishëm në tribunë. Gjatë kontrollit në VAR, një tifoz i vogël i Brentford filloi të tundte paratë në ajër. Një gjest që nuk i la vend imagjinatës, dukej se paratë i ofroheshin arbitrit. Një moment i çuditshëm dhe humoristik në një ndeshje plot tension. VAR përfundimisht i ndryshoi mendjen arbitrit dhe klubit londinez iu akordua një penallti. Kontrolli i gjatë në Video Assistant Referee e tërboi trajnerin Jesse Marsch, i cili u përjashtua nga pankina për shkak të shpërthimit të tij. Trajneri i Leeds, Marsch foli për mungesë respekti pas ndeshjes. Gjyqtari akordoi penalltinë për Brentford për ndërhyrjen ndaj Toney, por më herët ai i mohoi një penallti Crysencio Summerville: “Po flisja me arbitrin e katërt, duke u përpjekur të tregoja sa më shumë respekt. Edhe kur u dha një penallti që ndoshta nuk e mendoja se ishte penallti. Mungesa e kontrollit në VAR në rastin e parë është mungesë respekti. Kishte një aksion në të cilin mendoj se ka një faull të qartë ndaj Summerville dhe VAR-i as që u mor parasysh, unë jam qartësisht i pakënaqur. Duhet të kuptoj se si të diskutoj me Ligën apo me arbitrat për të kuptuar se si merren disa vendime”.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI