Flash

Aktorëve të njohur u ndalohet përgjithmonë hyrja në Rusi

Lapsi.al 6 September 2022
Aktorëve të njohur u ndalohet përgjithmonë hyrja në

Rusia goditi me sanksione aktorët Ben Stiller dhe Sean Penn për shkak të kritikave të tyre publike për luftën kundër Ukrainës.

Ministria e Jashtme përfshiu aktorët në një listë të re prej 25 shtetasish amerikanë  kryesisht politikanë, zyrtarë tregtarë dhe drejtues industrialë duke i ndaluar hyrjen në Rusi.

Stiller dhe Penn kanë qenë mbështetës të Ukrainës dhe janë takuar me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy.

Në një takim televiziv në Kiev në qershor, Stiller, i tha Zelenskiy: "Ti je heroi im".

Dy herë fituesi i Oskarit, Penn ishte në Ukrainë duke regjistruar një dokumentar kur Rusia pushtoi më 24 shkurt. Ai iu bashkua miliona ukrainasve që ishin në Poloni në ditët e para të luftës.

Aktori vizitoi gjithashtu Bucha dhe Irpin pranë Kievit dhe Zelenskiy e ka falënderuar publikisht Penn për mbështetjen e tij.

Sanksionet ngrijnë çdo pasuri ruse që kanë ata në listë, ndalojnë qytetarët rusë të bëjnë biznes me ta dhe i ndalojnë ata të udhëtojnë në Rusi.

Lista përfshinte gjithashtu Sekretaren e Tregtisë së SHBA-së, Gina Raimondo, katër zëvendëssekretarë të tregtisë dhe gjashtë senatorë amerikanë.

Perëndimi ka vendosur një sërë sanksionesh ekonomike dhe personale ndaj Rusisë në përgjigje të pushtimit të saj në Ukrainë.

Moska është kundërpërgjigjur me sanksione të vogla ndaj politikanëve, liderëve të biznesit dhe figurave kulturore, të cilët sipas saj janë armiqësorë ndaj Rusisë./Lapsi.al

Të këshilluara

Ndahet nga jeta aktori i Friends

Aktori Richard Roat, karriera e të cilit zgjati pesë dekada dhe përfshiu role në "Seinfeld", "Friends" dhe "Dallas", ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare. R...

15:51

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI