Flash

Deputetët e PD padisin Bordin e Transparencës në Gjykatën Kushtetuese

Lapsi.al 6 September 2022
Deputetët e PD padisin Bordin e Transparencës në Gjykatën

Deputetët e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi dhe Dashnor Sula kanë depozituar në Gjykatën Kushtetuese një padi kundër Bordit të Transparencës.

Gjatë fjalës së tij deputeti Sula tha se me këto vendime të Bordit zhvaten qytetarët. Ai mes të tjerash pohoi se më muajin gusht nuk pati asnjëherë ulje të çmimeve të karburanteve.

“Ndjesë qytetarëve që nuk e kemi bërë padinë më shpejt. Qeveria zhvat qytetarët. Në muajin gusht nuk pati asnjëherë ulje të çmimeve. Këta luajnë dhe tallen me qytetarët shqiptarë. Kosova më shumë para se Shqipëria për qytetarët.

Ne e kemi thënë dhe po jua themi dhe qytetarëve. Me një llogari të thjeshtë që kemi marrë nga drejtoria e Tatimeve dhe Doganat, del që sasia e naftës së importuar për konsum është me e lart në 2011 se sa në 2021. Ndërkohë në 2021 kemi dyfish makina dhe sasia e karburantit që importohet është më pak se ajo e 2011-ës. sa herë që qeveria që tani s’ka bërë asnjë kontroll, vjen sasia. Operatorët abuzojnë duke vjedhur qytetarët. Ka shumë problematika, që mendoj se Kushtetuesja duhet ti bëjë procedurat më shpejt, pasi zhvaten qytetarët shqiptarë. Gjykata duhet të marrë vendim në interes të qytetarëve shqiptarë dhe jo të politikës.”, tha Sula.

Dhurata Çupi e quajti tallje që po bëhet ndaj qytetarëve, lëvizjet me dy lekë të karburanteve që po bëhen nga 'Klubi i Oligarkëve'.

"Me miratimin e këtyre dy ligjeve Qeveria në vend që të bënte atë që ka bërë cdo Qeveri në botë, të mbronte interesin e qytetarëve, të drejtat e konsumatorëve, në fakt zyrtarizoi Klubin e Oligarëve dhe i dha liri të plotë që me marrëveshje me njëri tjetrin të caktojnë çmimin e naftës, gazit dhe benzinës. Cdo qytetarë ka parë sesi tallet vazhdimisht Klubi i Oligarkëve, që sa herë qytetarët reagojnë e ul çmimin me 2 lekë, dhe të nesërmen e rrit me 12 lekë." - u shpreh mes te tjerash Çupi.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI