Flash

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Flet vëllai i shqiptarit të vrarë në Greqi: Shkak u bë një borxh 100 mijë euro

Lapsi.al 6 September 2022
Flet vëllai i shqiptarit të vrarë në Greqi: Shkak u bë

I tronditur nga vrasja e tmerrshme e Xhani Topallit në Rodos të Greqisë, vëllai i tij, Kristo u tha medieve vendase bëhet fjalë për një “krim të paramenduar”.

Ai shprehet se që nga dita e parë e zhdukjes së vëllait të shtunën e 28 gushtit, ishte i bindur se diçka e keqe i kishte ndodhur, pasi dinte gjithçka për debatet mbi një borxh prej 100 mijë eurosh që kishte me hotelierin grek.

“Të gjithë jemi në zi për humbjen e Xhanit. Fatkeqësisht, që në momentin e parë që i humbën gjurmët, kuptuam se i kishte ndodhur diçka e keqe.

Vëllai im ishte një njeri i mirëfilltë profesionist dhe familjar. Të gjithë këtu në Falirak e njihnin dhe e donin. Dija gjithçka për borxhet e tij me hotelierin grek” – tha vëllai.

“Ky person është arrestuar së bashku me djalin e tij pasi kanë bërë atë që kanë bërë bashkë. Ai kishte 3 vjet që tallte Xhanin për paratë që i kishte borxh. Dy krahët e hotelit të tij u ndërtuan nga viktima duke paguar vetë pothuajse të gjithë stafin. Tjetri i premtoi se do t'i jepte pak nga pak këto para” – thotë avokati i familjes së viktimës.

Për paratë që i detyrohej Topalit, hoteleri grek kishte firmosur edhe një dokument njohjeje borxhi para avokatit.

“2 vite më parë erdhën edhe në zyrën time dhe u firmos njohja e borxhit. Hotelieri kishte firmosur se i kishte borxh 100 mijë euro. 4 ditë para vrasjes së Xhanit e kisha takuar dhe e kisha pyetur për këtë.

Në fakt, viktima më tha se hoteleri i kishte dhënë “ca qindarka” apo rreth 2000 euro. Në dëshminë e tij, hoteleri ka gënjyer se e ka paguar dhe i ka dhënë 15 mijë euro shtesë. Ky ka qenë edhe gabimi që ka bërë, pasi u ngritën dyshimet e familjes” – tha avokati që flet për një krim të paramenduar.

“Alibia e tij u rrëzua dhe ra nga kontradikta në kontradiktë. Xhani ishte një person i shkëlqyer, familjar i mirëfilltë dhe nuk i detyrohej askujt. Ai nuk e meritonte këtë fund.

Nga sa dëgjojmë dhe lexojmë bëhet fjalë për një krim të paramenduar nga hotelieri dhe djali i tij. Ai mendonte se kishte siguruar një alibi dhe ishte kujdesur për gjithçka. Ai i kishte hequr edhe regjistruesit nga hard disku i kamerave" – tha ai. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI