Flash

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Kriza energjitike rrezikon shkollën më të famshme të trajnimit: “Coverciano mund të mbyllet, Shteti të na ndihmojë”

Lapsi.al 6 September 2022
Kriza energjitike rrezikon shkollën më të famshme të

Kriza energjitike prek edhe futbollin. Rritjet e kostove të energjisë, që po prekin të gjithë qytetarët në mbarë botën, përfshirë ato italianë, nuk po kursen as sportin. Alarmi u ngrit nga presidenti i FIGC, Gabriele Gravina në një intervistë për të përditshmen Il Messaggero. Rritja e kostove për furnizimin me energji elektrike, gaz dhe ujë mund të gjunjëzojë futbollin, në të gjitha nivelet. Gravina përmendi specifikisht Covercianon, duke nënvizuar vështirësitë me të cilat përballet qendra më e famshme e trajnimit çdo muaj. Nëse ka rritje të mëtejshme të kostove, Qendra Teknike Federale rrezikon të mbyllet.

Situata nuk është aspak e thjeshtë dhe ka mungesë parash. Gravina, në këtë pikë, kërkon ndihmë nga shteti: “Është më keq se pandemia, sepse atëherë me protokollet filluam sërish, këtë herë ky cunami është tashmë në terren dhe nuk kemi kundërmasa, na mungojnë paratë. Kështu futbolli nuk ngrihet më. Kërkojmë nga Qeveria, madje kërkojmë dinjitet të barabartë me të gjithë sektorët e tjerë. Nga Serie A tek ekipet e të rinjve. Në këto ditë kemi lëvizur, dimë që një përqindje e kostove të energjisë së tre muajve të ardhshëm do t'u njihet si kreditim tatimor kompanive. Edhe ne do të jemi në listë, shpresoj”.

Presidenti i FIGC është i shqetësuar për të gjithë botën e futbollit dhe nis një apel edhe për klubet amatore: “Kërkoj para për futbollin e të pasurve? Nëse duam të vazhdojmë të besojmë në këtë përrallë... le t'ua tregojnë mijëra klubeve amatore. Si i mbajnë fushat hapur me faturat e trefishuara? Çfarë bëjnë ata, po u kërkojnë familjeve të bëjnë një sforco për t'i cuar fëmijët e tyre të luajnë? Të njëjtave familje që nuk dinë si t'i paguajnë faturat? Këtu po luajmë me zjarrin, edhe kjo rrezikon të bëhet një dramë sociale. Sistemi nuk mban, kostot janë trefishuar dhe këto realitete nuk kanë burime të tjera të ardhurash për të ndalur situatën”.

Në fund, Gravina sjell një shembull konkret: Covercianon. Fatura të trefishuara dhe rreziku i mbylljes: “Në Coverciano, shtëpia e ekipeve kombëtare, në maj mbërriti një faturë energjie prej 26 mijë euro, në qershor 45 mijë euro dhe në korrik 79 mijë euro. E duhet të vijë ende fatura e gazit. Ju e kuptoni se me atë që rrezikojmë të paguajmë çdo muaj, nuk na leverdis të qëndrojmë hapur. Çfarë të bëj, ta mbyll dhe t'i dërgoj në shtëpi njerëzit që punojnë atje? Sigurisht që jam i shqetësuar jo vetëm për futbollin, por edhe për të gjithë botën e sportit”.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI