Flash

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Masakra në Fushë Krujë/ 91 plumba nga 1 armë, autori ndërroi karikatorin disa herë

Lapsi.al 6 September 2022
Masakra në Fushë Krujë/ 91 plumba nga 1 armë, autori

Brilant Martinaj, djali i xhaxhait të biznesmenit Ervis Martinaj, Diklen Vata dhe Besmir Hoxha, janë ekzekutuar me një arme të vetme. Ky është detaji me i ri nga hetimet për vrasjen e 3-fishtë që ndodhi mesditën e 17 korrikut në mbikalimin e Fushë Krujës, sipas asaj që raporton Ora News.

91 gëzhojat e gjetura në vendin e ngjarjes janë ekzaminuar në laboratorin e policisë shkencore. Nga ekzaminimi mikroskopik i gjurmës së kapsollave të gëzhojës, rezulton se ato kanë të njëjtën gjurmë goditëse nga gjilpëra e armës.

Detaji ka befasuar grupin e hetimit, pasi sipas tyre taktikisht është e pamundur që një person i vetëm të ketë qëlluar plot 91 herë me një armë, brenda një kohe shumë të shkurtër.

Sipas burimeve, ka shumë gjasa që autori, i cili ka hapur zjarr, ka qenë një komando i stërvitur dhe me shumë mundësi të ketë ndërruar karikatorin disa herë.

Hetimet janë përqendruar në përplasjen mes familjeve Martinaj dhe Reçi në Laç. Nga gushti i vitit 2019 e deri tani, ato janë përfshirë në një konflikt të shoqëruar me atentate të ndërsjella.

Në ekzekutimin e 17 korrikut dyshohet të kenë marrë pjesë më shumë se 4 persona. Në makinën e djegur tip “Passat” që autorët përdorën për vrasjen, policia sekuestroi 3 armë, dy automatikë kallashnikov dhe një MP5.

Deri në këtë fazë ku ndodhet hetimi, policia ka grumbulluar dëshmi dhe prova të tjera që vërtetojnë se makina tip “Passat” e autorëve ka qëndruar në vendin buzë rrugës nacionale Kamëz - Fushë Krujë dhe sapo ka parë mjetin ku lëvizte Brilant Martinaj dhe dy shokët e tij, ka xhiruar gomat me shpejtësi duke e ndjekur pas.

Në vendin e mbikalimit, autorët parakaluan mjetin ku ndodheshin 3 të rinjtë, të cilët u qëlluan për vdekje nga një armë e vetme. /Ora News

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI