Flash

Berisha: Ia them unë Ramës ku është Vis Martinaj

Lapsi.al 7 September 2022
Berisha: Ia them unë Ramës ku është Vis Martinaj

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për herë të parë pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama për zhdukjen e Ervis Martinajt.

Në prezantimin e drejtorit të ri të Policisë, Muhamet Rrumbullaku, Rama e porositi që të zbardhë ngjarjen dhe mos lërë më dyshime “nëse ai është gjallë apo ka vdekur”.

Pas kësaj deklarate ka reaguar ish-kryeministri Sali Berisha.

“Sot Edi Rama porosiste Met Rrumbullakun. I jepte porosi të veçanta për Vis Martinin. Po ja tregoj unë ku është Vis Martini. Ai është te lojërat e fatit. Shko e pyet Olsin, të thotë Olsi.

Pyet kë të duash ti, por njerëzit e kanë të qartë si drita e diellit. Ai ishte biznesmeni njësh i lojërave të fatit. I vëllai i tij është hija e tyre.

Sa ishte ai, ishin ilegale. Iku ai, se ç’ndodhi me të, të pyesë lojërat e fatit, seç ndodhi me të askush se di, por dimë që lojërat u bënë të ligjshme tani.

Pra gjithçka lëviz në një trajektore që vjen nga kupola dhe zbret poshtë. Situatë dëshpëruese në pamje të parë, por unë personalisht jam optimist”, - tha Berisha.

Më herët Rama bëri këtë deklaratë.

“A është e mundur dhe si është e mundur për shembull, që Policia e Shtetit, akoma sot, tani që flasim, nuk e ka një përgjigje për fatin e njërit prej profileve më të larta të krimit të organizuar në Shqipëri? Unë nuk e kam dëgjuar.

Është e papranueshme që me javë të tëra, mëngjeset dhe darkat e shqiptarëve, ekran më ekran e faqe më faqe janë bërë si një Big Brother i kronikës së zezë. Jo u vra, jo nuk u vra, ai që ishte i shumëkërkuar nga drejtësia dhe çfarë nuk dëgjojnë njerëzit, lloj-lloj legjendash, me luanë, me bamirës, me oligarkë, shto ujë e shto miell, si një serial absurd për një nga figurat më të zeza të botës së krimit shqiptar.

Dhe Policia e Shtetit sot nuk di ta thotë akoma, ore u vra apo nuk u vra? Kush e ka penguar ta thotë? Drejtori i Policisë së Shtetit që merr sot detyrën, si një nga oficerët me eksperiencën më të gjatë në shkallët e karrierës policore, duhet të sigurohet e të sigurojë që kjo dilemë të marrë fund, sa më parë, e nëse i kërkuari është vrarë, t’i thuhet publikut që ky është vrarë, nëse nuk është vrarë, të gjendet, të kapet e ti jepet drejtësisë” – tha Rama. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Rama thyen heshtjen për Ervis Martinajn

Kryeministri Edi Rama i ka dërguar një mesazh të qartë Drejtorit të ri të policisë së Shtetit, duke i kërkuar nga konferenca për media në Ministrinë e Brendshme...

16:38

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI