Flash

"Do kisha vënë bast shtëpinë që do ziheshin": Verratti komenton përplasjen mes Paredes e Ramos

Lapsi.al 7 September 2022
"Do kisha vënë bast shtëpinë që do ziheshin":

Verratti zot i mesfushës. Mbappé dhe Neymar të skenës në Parc Des Princes. Netët e Champions ekzaltojnë yjet e Paris Saint Germain që në pjesën e parë ishin të jashtëzakonshëm dhe mund ta kishin mbyllur ndeshjen lehtësisht. Veprime me shpejtësi të ekzagjeruar, gola të denjë për playstation. Mesfushori italian i PSG-së, për mikrofonat e Sky Sport, lartëson bashkëlojtarët por edhe qëndrueshmërinë e parisienëve.

Mesfushori thekson mbi të gjitha aftësinë për të mbajtur mirë fushën. "Ne jemi të lumtur që kemi fituar kundër një ekipi të madh. Mendoj se në përballje me Juven është normale të vuash, por është e rëndësishme që e kemi bërë të gjitha së bashku". Përfshirë tre tenorët Messi-Neymar-Mbappe. “Është vërtet kënaqësi t'i shohësh duke luajtur, edhe në stërvitje nuk mësohemi kurrë me aftësitë e tyre, është gjithmonë kënaqësi t'i shohësh me topin. Goli i parë ishte diçka e jashtëzakonshme por edhe i dyti është rezultat i veprimeve dhe lojërave të jashtëzakonshme. Jemi të lumtur që i kemi me vete, por mendoj se edhe njerëzit që vijnë në stadium janë të lumtur t'i admirojnë."

Një ndeshje me ritëm, që nuk i shpëtoi momenteve të tensionit, ku protagonistë ishin lojtarët e PSG me Paredes (i sapo transferuar nga PSG te bardhezinjtë) në pjesën e parë. Verratti shpjegoi se nuk shkoi të debatonte me argjentinasin, por se e dinte që një nga bashkëlojtarët e tij me siguri do ta bënte këtë... “Një përplasje mes Paredes dhe Ramos as nuk kuotohej, e bënin edhe në stërvitje. Do të kisha vënë bast shtëpinë se do grindeshin.Të dy janë lojtarë me karakter shumë të fortë që e kanë të rëndësishëm rezultatin...”.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI