Flash

Fedez sërish një tatuazh, por cili është kuptimi i tij?

Lapsi.al 7 September 2022
Fedez sërish një tatuazh, por cili është kuptimi i tij?

Reperi Fedez është një personazh mjaft i ndjekur në rrjete sociale së bashku me Chiara Ferragnin. Më herët, reperi publikoi disa foto në Instastory ku zbuloi se po bënte një tatuazh në trupin e tij.

Ishte pikërisht një zog feniks dhe dy fëmijë të gjunjëzuar, që portretizojnë dy fëmijët e tij Leone dhe Vittoria.

“Feniksi është rilindur nga hiri i zjarrit të dy engjëjve të mi “, shkroi reperi.

Fedez kaloi një situatë të vështirë lidhur me shëndetin e tij.

Muaj më parë ai zbuloi se kishte një tumor të rrallë neuroendokrin të pankreasit.

“Javën e kaluar zbulova se kam një tumor të rrallë neuroendokrin të pankreasit. Një nga ata që nëse nuk i zbulon në kohë të marrin jetën”.

Më pas ai kreu një operacion të vështirë që zgjati 6 orë.

Kujtojmë që Fedez dhe Chiara kishin përvjetorin e martesës dhe reperi u sigurua që të thurte disa fjalë mjaft të ëmbla për dashurinë e tij.

Ja deklarata e tij mjaft e ëmbël dhe me domethënie:

“Kurrë më parë fraza “Në gëzim e dhimbje, në shëndet e në sëmundje” nuk ka patur një kuptim të thellë. E pamundur të shpjegohet me fjalë. Netët të përqafuar duke qarë në një periudhë plot pasiguri na kanë forcuar më shumë se kurrë. Faleminderit që je pranë meje në këtë vit të komplikuar, faleminderit që më dhe forcën për të përballuar sëmundjen por mbi të gjitha faleminderit që më dhe gjënë më të çmuar nga të gjitha: dy fëmijë të mrekullueshëm, e vetmja arsye për të luftuar me thonjë dhe me dhëmbë”.

Të këshilluara

Justin Bieber anulon koncertin botëror

Turneu botëror i këngëtarit me famë ndërkombëtare dhe mjaft të dashur, Justin Bieber “Justice” ka ‘përfunduar’- me 70 shfaqje të mbetura për t’u zhvilluar. Kën...

10:00

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI