Flash

Kim Kardashian në kërkim të një mashkulli … si Elon Musk

Lapsi.al 7 September 2022
Kim Kardashian në kërkim të një mashkulli … si Elon

Që kur u bë e ditur se Kim Kardashian kishte ndërprerë lidhjen e saj me aktorin e humorit Pete Davidson, shumë fansa dhe media kanë vendosur baste për njeriun me fat që mund të jetë partneri i ri i modeles. Të shumta kanë qenë thashethemet e përhapura këto kohët e fundit.

Vetëm pak javë më parë u zbulua se Kim Kardashian ishte në kërkim të një mashkulli më të madh se ish i dashuri i saj Davidson, por tashmë modelja i ka shtuar listës një kërkesë më shumë për mashkullin e saj perfekt.

Kim Kardashian i referohet Elon Musk

Sipas “National Enquirer”, Kim Kardashian e ka harruar tashmë aktorin me të cilin ishte në lidhje për nëntë muaj dhe i ka vënë syrin sipërmarrësit Elon Musk si partnerin e saj të ri.

Siç përshkruhet nga gazeta tabloid, modelja dëshiron të ndajë jetën e saj me dikë që është po aq i pasur sa bashkëthemeluesi dhe CEO i “Tesla”.

“Kim po u thotë njerëzve se duhet të takojë një djalë më të pjekur, dikë që është me të vërtetë në nivelin e saj për sa i përket suksesit, dhe në sytë e saj, kjo do të thotë shenja dollari”, citohet të ketë thënë një burim i paidentifikuar.

“Ajo dëshiron një burrë me aq para sa ajo ose më shumë se sa ka ajo.”

Me sa duket, Kris Jenner do të pajtohej me gjithë zemër me vajzën e saj dhe do të emocionohej kur ta shihte Kim-in të dilte me një nga burrat më të pasur në planet.

Musk nuk ka dhënë asnjë indikacion se është i interesuar të bëhet partneri i ri i Kim dhe t’i bashkohet klanit Kardashian, ka pohuar një burim i afërt me familjen e modeles.

Të këshilluara

Justin Bieber anulon koncertin botëror

Turneu botëror i këngëtarit me famë ndërkombëtare dhe mjaft të dashur, Justin Bieber “Justice” ka ‘përfunduar’- me 70 shfaqje të mbetura për t’u zhvilluar. Kën...

10:00

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI