Flash

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Si u mbajt i fshehtë për një javë vendimi për ndërprerjen e marrëdhënieve me Iranin

Lapsi.al 7 September 2022
Si u mbajt i fshehtë për një javë vendimi për

Vendimi i Shqipërisë për të ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Republikën Islamike të Iranit nuk është marrë sot. Ka të paktën një javë, i tha një burim qeveritar Lapsi.al. Por kryeministri Edi Rama kishte vendosur ta komunikonte vetëm sot. Se çfarë e detyroi qeverinë ta mbante të fshehtë për të paktën një javë, nuk është krejt e qartë, por mund të hamendësohet. Akti i fortë është miratuar në mbledhjen e qeverisë më datë 31 gusht, kur u bë edhe shkarkimi i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano.

Pas asaj mbledhje Edi Rama u nis për dy ditë në Beograd në panairin e verës dhe në samitin e radhës për “Open Balkan”. Kryeministri nuk ka dashur që vizita e tij në Beograd të ekliplsohej nga vendimi për ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Iranin. Afërmendsh që mediat do të kishin në fokus këtë ngjarje dhe jo çfarë transmetohej me regji qëndrore nga Beogradi. Pikërisht për këtë vendimi është mbajtur i fshehtë dhe ministrat janë porositur që të mos tregojnë asgjë nga çfarë dinin. Kontrolli qeveritar i ngjarjes funksionoi më së miri. Gjithçka u zbulua vetëm sot teksa Edi Rama u shfaq në video-mesazhin e regjistruar më parë.

“Ne kemi informuar aleatët tanë strategjikë, vendet partnere të NATO-s dhe disa vende të tjera mike, me të cilat kemi ndarë edhe rezultatet e pakundërshtueshme të hetimit që provon burimin e agresionit ndaj vendit tonë. Nisur nga sa më lart Këshilli i Ministrave, ka vendosur me efekt te menjëhershëm ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Republikën Islamike te Iranit. Ky vendim i është bere i ditur me note zyrtare Ambasadës se Republikës Islamike te Iranit, te cilës i është kërkuar largimi brenda 24 orëve nga territori i Republikës se Shqipërisë i te gjithe personelit diplomatik dhe tekniko-administrativ, pershfire edhe personelin e sigurise”, u shpreh kryministri Edi Rama.

Një vendim i tillë i fortë me siguri që do të sjell reagim të ashpër nga Irani, regjimi i të cilit e ka pasur në shënjestër Shqipërinë qysh prej vendi ynë pranoi disa vite më parë kërkesën e SHBA për të strehuar muxhahedinët, të njohur si opozita e iraniane në ekzil. Dy muaj më parë u anulua samiti botëror i opozitës iraniane që do të mbahej në Durrës për shkak të sinjalve për sulme nga regjimi i Teheranit. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI