Flash

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Përshëndetje fashiste, britma majmunësh: tifozët e Juventus e teprojnë në Paris, arrestohen katër

Lapsi.al 7 September 2022
Përshëndetje fashiste, britma majmunësh: tifozët e Juventus
Një tifoz i Paris Saint-Germain filmoi dhe postoi në internet imazhe të tifozëve të Juventusit në Parc des Princes duke bërë "përshëndetje fashiste dhe buuu raciste", gjatë ndeshjes mes dy skuadrave mbrëmjen e djeshme në Champions League. Sipas asaj që raportohet mëngjesin e sotëm nga BFM TV, që ilustron në faqen e saj edhe me videon e postuar nga fansi, televizioni francez pretendon se "video të ndryshme po qarkullojnë në internet" të këtij lloji dhe se "Juventus mund të vendosë t'i hetojë këto incidente duke ndëshkuar individët përgjegjës për akte të tilla". BFM kujton se "në bazë të një videoje të publikuar në rrjetet sociale", klubi i Juventusit kishte "identifikuar autorin e fyerjeve raciste ndaj portierit francez Mike Maignan. Disa muaj më vonë, Maignan fatkeqësisht kishte pësuar fyerje të reja raciste gjatë transfertës në Cagliari”. Autoriteti i policisë së Parisit ka njoftuar mëngjesin e sotëm se katër persona janë arrestuar pas ndeshjes së mbrëmshme të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germain dhe Juventus për “provokim publik me urrejtje raciste”. Disa shembuj të pamjeve video janë shfaqur në mediat sociale që tregojnë tifozët e bardhezinjve duke bërë britma majmunësh dhe përshëndetje fashiste ndërsa ishin brenda në Parc des Princes. Policia ka bërë të ditur se të dyshuarit janë identifikuar me video dhe janë arrestuar mbrëmë dhe se janë hapur hetime. Kombësia e tifozëve në fjalë ende nuk është bërë e ditur.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI