Flash

Rashica drejt Galatasaray, Milliyet jep detajet e kontratës

Lapsi.al 7 September 2022
Rashica drejt Galatasaray, Milliyet jep detajet e kontratës

Media më e madhe në Turqi, Milliyet ka publikuar lajmin se Milot Rashica është gati të ndërrojë kampionat dhe të largohet nga Anglia. Sipas të përditshmes turke, futbollisti i përfaqësueses së Kosovës, duket se do të veshë fanellën e një prej klubeve më të njohura atje, Gallatasaray.

Ditët e fundit skuadra turke ka gjetur akordin me Mauro Icardi, James Rodrigues dhe Jusuf Demir, ndërkohë Milliyet lajmëron se edhe Rashica do të lërë Norëich për Galatasaray.

"Fanatik” bën të ditur se akordi mes palëve është arritur dhe mbetet vetëm zyrtarizimi i këtij transferimi shumë të bujshëm, pasi kjo lëvizje e Rashicës ishte e paparashikuar. Për më tepër, diskutohet se ky transferim do të jetë me kosto zero, në formë huazimi apo transferimi përfundimtar, edhe pse Norwich e bleu për 11 milionë euro kartonin e tij nga Werder Bremen.

Sipas Milliyet Galatasaray ka bërë një ofertë zyrtare për Kanarinat, që është huazim. Këtë vit, Miloti ka bërë pesë paraqitje për skuadrën nga Championship anglez.

Verdhëkuqtë e Stambollit thuhet se kanë paguar 3.5 milionë meuro për Rashicën, i cili ka kontratë me skuadrën angleze deri më 30 qershor të vitit 2025.

Oferta pranuar dhe së tashmë kosovari ka udhëtuar në drejtim të Stambollit ku do të kryejë testet mjekësore dhe do të zyrtarizohet si lojtari më i ri i Galatasaray.

Miloti do të kërkojë që ta rikthejë formën, pasi pati një sezon jo edhe aq të mirë në Angli. Në tri ndeshjet e fundit ai nuk ka luajtur fare, madje nuk ka qenë as i ftuar.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI