Flash

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Stuhi te Chelsea: Tuchel shkarkohet pas humbjes në Zagreb

Lapsi.al 7 September 2022
Stuhi te Chelsea: Tuchel shkarkohet pas humbjes në Zagreb
E befasishme në Londër: Thomas Tuchel nuk është më trajneri i Chelsea. Tekniku gjerman që i dhuroi Championsin e fundit londinezëve paguan kështu dështimin e pabesueshëm në Zagreb përballë Dinamos, në debutimin europian të Blues. Klubi londinez ka vendosur të shkarkojë teknikun për shkak të rezultateve të dobta në këtë fillim sezoni, kulmuar me humbjen në ndeshjen e parë të Champions League ndaj Dinamos së Zagrebit. Në Premier League, në gjashtë javët e para, Blues pësuan dy humbje që kishin rënduar më parë bilancin e trajnerit gjerman, me vendin e gjashtë me 10 pikë. Në komunikatën e klubit lexohet: "Pronësia e re pas 100 ditësh mendon se është momenti i duhur për të ndryshuar drejtimin teknik". Ende top secret emri i pasuesit. KOMUNIKATA E KLUBIT "Në emër të gjithë FC Chelsea, Klubi dëshiron të falënderojë Thomas dhe stafin e tij për të gjitha përpjekjet e tyre gjatë kohës së tyre me Klubin. Thomas do të ketë me të drejtë një vend në historinë e Chelsea pasi fitoi Ligën e Kampionëve, Superkupën dhe Botërorin e Klubeve gjatë qëndrimit të tij këtu”. 49-vjeçari u ul në stolin e Chelsea në janar të vitit 2021 ndërsa arriti të drejtonte skuadrën në një sukses të madh si triumfi në Champions League në sezonin 2020-2021 ndërsa ia doli të siguronte edhe trofeun e SuperKupës së Europës dhe Botërorit për Klube. Duhet thënë se këtë sezon klubi i Chelsea-t shpenzoi 300 milionë euro për të sjellë në skuadër elementët që kërkoi Thomas Tuchel.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI