Flash

Të gjithë të çmendur pas Kvaratskhelia, Benitez: "Është lojtari më i mirë në Itali"

Lapsi.al 7 September 2022
Të gjithë të çmendur pas Kvaratskhelia, Benitez:

Në një editorial të shkruar për gazetën Times për të prezantuar ndeshjen mes Napolit dhe Liverpool, Rafa Benitez – ish-trajneri i të dyja skuadrave – shpenzoi fjalë të mëdha lavdërimi për Khvicha Kvaratskhelia. "Shumë ende nuk e njohin atë, por ai është ndoshta lojtari më i mirë në Itali për momentin - shpjegoi tekniku spanjoll - Ai është rreziku numër 1 për Liverpool - shkruan Benitez për 21-vjeçarin gjeorgjian -. Ai luan si anësor që niset nga e majta, por di të përdorë të dyja këmbët, di të krijojë dhe di të finalizojë. Ai ka ritmin e tij dhe dëshiron të lërë gjurmë në çdo ndeshje që luan. Ai ka shënuar tashmë 4 gola në 5 ndeshje, përfshirë atë vendimtare në ndeshjen e fundit kundër Lazios: është vetëm 21 vjeç, por është një talent i shkëlqyer dhe fakti që po bën mirë kaq shpejt në Itali, nënvizon mentalitetin e tij”.

Benitez komplimenton klubin e De Laurentiis për fushatën e transferimeve: "Napoli ka bërë gjithmonë një punë të mirë në rekrutimin e talenteve: kur isha atje morëm Gonzalo Higuaín, Jorginho, Kalidou Koulibaly, Dries Mertens, Raúl Albiol dhe José Callejón, të cilët e lejuan skuadrën të rritej. Po bën të njëjtën gjë tani me Kvaratskhelian".

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI