Flash

Tym në ajër, zjarr dhe policë/ Ç’po ndodh tani në ambasadën e Iranit (VIDEO)

Lapsi.al 7 September 2022
Tym në ajër, zjarr dhe policë/ Ç’po ndodh tani

Mediat raportojnë se ka nisur në ambasadën e Republikës Islamike të Iranit në Tiranë zhvendosja e sendeve të diplomatëve, të cilët priten të largohen nga nga kryeqyteti shqiptar pasi qeveria shkëputi zyrtarisht marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve.

Qeveria shqiptare vendosi një ultimatumin 24 orësh për largim nga vendi. News 24 raporton se mbrëmjen e së mërkurës kanë qenë 2 oficerë policie, një i repartit “Shqiponja” dhe tjetri i Forcave të Rendit që janë paraqitur në zyrat e ambasadës.

Të njëjtat burime raportojnë se në ambientet e ambasadës që ndodhet në rrugën “Mustafa Matohiti” është duke ndodhur një aktivitet i çuditshëm. Në rrjet qarkullojnë video se brenda ambasadës janë duke u djegur sende ose dokumente.

Edhe gazetarët që ndodhen atje thonë se në ajër ndihet aroma e tymit të djegur. Nuk dihet saktësisht se ç’po ndodh në godinë, por gjatë ditës ka pasur lëvizje të shumta me policë që janë futur brenda Ambasadës. Në ndërtesë janë futur edhe kamionçina që besohet se po bëjnë të mundur zbrazjen e ambientit. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI