Flash

Fshehu vetëvarjen e gruas/ Gjykata e lë në burg 56-vjeçarin, avokati kërkon ekspertizë psiqike

Lapsi.al 8 September 2022
Fshehu vetëvarjen e gruas/ Gjykata e lë në burg

Gjykata e Tiranës la në arrest me burg deri në përfundim të hetimeve 56-vjeçarin Shefqet Lika i akuzuar nga prokuroria për shkaktimin e vetëvrasjes së bashkëshortes së tij Shahe Lika.

Prokuroria bëri me dije se 56-vjeçari ka tentuar ta fshehë krimin e rëndë duke e paraqitur ngjarjen si vdekje natyrale.

Por i pandehuri dhe avokati, i tij kanë mohuar në sallën e gjyqit përfshirjen në vetëvrasje. Avokati pretendoi në Gjykatë se i arrestuari ka probleme te shëndetit mendor dhe kërkoi kryerjen e një ekspertize psiqike.

Ngjarja e rëndë ndodhi dy ditë më parë në Kamëz, ndërsa u zbulua nga familjarët e të ndjerës, të cilët kërkuan që të kryhej eksperiza e trupit për shkakun e vdekjes.

Pasi u vërtetua se vdekja kishte ardhur si pasojë e vetëvarjes, 56-vjecari ka treguar para efektiveve se kishte frikë ta denonconte ngjarjen pasi nuk do e besonin.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI