Flash

‘Harry’ Potter i Chelsea, mund t’i ndryshojë të ardhmen Brojës: Tuchel që nuk e donte, nuk është më

Lapsi.al 8 September 2022
‘Harry’ Potter i Chelsea, mund t’i ndryshojë të

Armando Broja ka bërë debutimin në fazën e grupeve të Champions League mbrëmjen e djeshme, por ka qenë një herë e parë e hidhur me Chelsea që ka dalë i mundur në mënyrë befasuese nga Zagrebi përballë Dinamos. Kjo i ka kushtuar pankinën edhe Thomas Tuchel, një që shkodranin nuk e kishte në preferencat e tij, pavarësisht minutave që i dha nën ndikimin e presidentit Boehly.

Kampionët kroatë kishin një record negative në këtë kompeticion, duke fituar vetëm 5 nga 43 takimet e fundit, por Mislav Orsic në minutën e 13 shënoi golin që vendosi ndeshjen. 20 vjecari shqiptar, mori vendin e blerjes së fundit të londinezëve Pierre-Emerick Aubameyang, pas gati një ore lojë, por sulmuesi i kombëtares shqiptare nuk pati impaktin e duhur, i mbytur në një mefshtësi totale që kishte përfshirë skuadrën e Tuchel. Kështu minutat e para në elitën e futbollit nuk shkuan ashtu si do të donte Broja, jo vetëm për humbjen e të tijve, por edhe në nivel performance.

Në vlerësimet e prestigjozes ESPN, sulmuesi shqiptar u vlerësua me notën 5. “Zëvendësoi Aubameyang në minutën e 59 dhe shërbeu vetëm një top përpara portës pak moment pasi hyri në fushë. U përpoq të injektonte energji shtesë në lojë, por pa shumë sukses” analizuan specialistët. Për Brojën megjithatë është një moment i rëndësishëm, i përfshirë në listën Champions vetëm në fund dhe i freskët nga rinovimi i kontratës me Chelsea deri në vitin 2028. Pikërisht ardhja e Graham Potter, mund të jetë me impakt fondamental për të ardhmen e shkodranit, që do të ketë shanse të barabarta e mungesë paragjykimi për të fituar zemrën e ish-trajnerit të Brighton, që pritet të mbërrijë në Stamford Bridge.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI