Flash

Pogradec/ Viktima kishte zgjeruar rrugën, autori i shkoi në shtëpi dhe e vrau me thikë

Lapsi.al 8 September 2022
Pogradec/ Viktima kishte zgjeruar rrugën, autori i shkoi në

Detaje të reja lidhur me ngjarjen e djeshme në fshatin Gështenjas të Pogradecit, ku mbeti i vdekur Safet Hyskollari 65 vjeç, janë zbardhur. Mësohet se mes autorit dhe viktimës ka pasur konflikte të vazhdueshme verbale sa herë viktima kthehej me pushime nga SHBA-ja në fshatin e tij. Konfliktet lidhen me punimet që viktima kryente në afërsi të shtëpisë. Mbrëmjen e së mërkurës i cili ka përfunduar me vdekjen e 65 vjeçarit Hyskollari.

Gjatë ditëve të fundit viktima ka kryer punime për zgjerimin e rrugës dhe vendosjen e disa tubove prej betoni. Autori pretendon pronsinë e ish-kovaçanës së fshatit ku ai ka punuar për shumë vite, godinë e cila ndodhet përballë banesës së viktimës.  Autori Fatmir Manellari ka shkuar mbrëmjen e djeshme tek banesa private e viktimës duke e goditur disa herë me thikë sapo 65 vjeçari ka dalë nga dera. Policia nuk ka gjetur thikën me të cilën Manellari qëlloi për vdekje bashkëfshatarin e tij i cili ndërroi jetë në spitalin e Pogradecit.

Forcat e policisë të Komisaritit të Pogradecit si dhe Forcat Shqiponja janë vënë në kërkim të autorit i cili dyshohet të fshihet në zonën e pyllëzuar të fshatit.

Gjithashtu policia po ushtron kontrolle në tunelet dhe në godinat e braktisura të zonës.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI